Site icon Lajmeria.info

2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për serbin që sulmoi KFOR-in në veri

Prokuroria Speciale e Kosovës mirëpret aktgjykimin dënues ndaj të pandehurit S.R. për sulmin ndaj personit zyrtar dhe për pjesëmarrjen në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi.

Sllobodan Radenkoviq u dënua me dy vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për sulmin e 2023-ës ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan.

Vendimi i gjykatës është një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë dhe sigurisë publike.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Aprovimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë dëshmon efikasitetin e sistemit të drejtësisë për trajtimin më të shpejtë dhe më efektiv të rasteve penale.

Ky aktgjykim forcon sundimin e ligjit dhe dërgon një mesazh se veprat penale ndaj personave zyrtarë nuk do të tolerohen.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version