Në një periudhë prej 24 orësh, katër persona humbën jetën në aksidente rrugore në Kosovë.
Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, në një intervistë për emisionin ‘Ora Shtatë’, u shpreh se situata në komunikacion është shqetësuese dhe se siguria e komunikacionit rrugor ka rënë në nivel të alarmshëm.
Infrastruktura ligjore është e degraduar, duke shtuar rrezikshmërinë e udhëtimit në rrugët e vendit.
