Site icon Lajmeria.info

27 Vjet marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së: Detajet e plotë

Sot janë mbushur 27 vjet që nga marrëveshja për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në kuadër të demilitarizimit, janë përfshirë edhe në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK-së në polici dhe administratë publike.

Në marrëveshje ishte paraparë formimi i Ushtrisë së Kosovës në vijat e Gardës Kombëtare të SHBA-ve, duke marrë parasysh Marrëveshjen në Rambuje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

E gjithë kjo fazë ka pasur një periudhë 90 ditësh pas së cilës është bërë demilitarizimi i plotë i UÇK-së dhe në shtator 1999 është nënshkruar marrëveshja për formimin e TMK-së, jo si forcë ushtarake, siç ishte paraparë në këtë marrëveshje, por si forcë reaguese në rast të katastrofave.

Nënshkrues të kësaj marrëveshjeje figurojnë: Hashim Thaçi në pozitën e kryekomandantit të UÇK-së, Agim Çeku në pozitën e shefit të shtabit të UÇK-së dhe është pranuar nga gjenerallejtënant, Mike Jackson, komandant i KFOR-it.

UÇK-ja merr iniciativë, që të heq dorë nga përdorimi i forcës, që t’i përmbushë direktivat e Komandantit të forcës ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë (COMKFOR) dhe që në mënyrë paqësore t’i zgjidh të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me implementimin e kësaj iniciative.

Advertisement. Scroll to continue reading.

UÇK-ja pajtohet që prania Ndërkombëtare e Sigurisë (KFOR) dhe prania ndërkombëtare civile, të vazhdojnë të vendosen e të operojnë pa pengesë brenda në Kosovë dhe që KFOR-i ka autorizim që të ndërmarrë të gjitha aksionet e domosdoshme, për të vendosur dhe mbajtur ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe që përndryshe ta kryejë misionin e saj.

UÇK-ja në Kosovë, pajtohet që të zotohet publikisht, se do të demilitarizohet në përputhje me paragrafët 22 dhe 23, se do të përmbahet nga aktivitetet që do të mund ta rrezikonin sigurinë e personelit ndërkombëtar qeveritar dhe joqeveritar, përfshirë KFOR-in dhe se do të lehtësojë vendosjen dhe operacionet e KFOR-it.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version