Në ditën e sotme shënohet 27-vjetori i Masakrës në Qyshk të Pejës, ku 44 meshkuj u vrane dhe masakruan barbarisht nga forcat pushtuese serbe.
Masakra e 14 majit 1999 ishte një nga ngjarjet më tragjike gjatë luftës në Kosovë.
Në atë kohë, në Qyshk u krye një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë, ku policia dhe bandat qeveritare sulmuan me brutalitet, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 44 civilëve dhe dëbimin e mbi 400 personave nga fshati.
Grupi paramilitar serb “Çakallët” përgjegjës për këtë masakër u arrestua dhe u dënua në Beograd.
