Rexhaj: Rizvanolli duhet të thirret në Prokurori pas deklaratës se rryma po përdoret për prodhim të drogës (VIDEO)
Opinionisti Sali Rexhaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila së fundmi ka aluduar energjia elektrike po shfrytëzohet për të drogë dhe kriptovaluta.
Rexhaj në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, e ka quajtur këtë deklaratë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme, duke thënë që Rizvanolli duhet të thirret nga organet e drejtësisë.
“Kjo deklaratë është në kundërshtim me ligjin dhe cenon sigurinë e shtetit, veçanërisht kur vjen nga një ministre. Nuk e kuptoj pse ajo nuk është ftuar dje ose sot nga Prokuroria, për të dhënë informata se ku janë ato” ka deklaruar Rexhaj.
Ndiqni deklaratën, në videon e mëposhtme:
