Site icon Lajmeria.info

32-vjeçar nga Ferizaji kapur me armë zjarri pa leje gjatë kontrollit të një Lamborghini në rrugën ‘Enver Topalli’

Një 32-vjeçar është proceduar penalisht në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit të një automjeti i është gjetur një armë zjarri pa leje.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 9 korrik, rreth orës 19:20, në rrugën ‘Enver Topalli’, ku njësia e patrullës ka ndaluar për kontroll një automjet të tipit Lamborghini.

Gjatë kontrollit, te pasagjeri me inicialet V.S., janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe tetë fishekë. ‘Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rasti për veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt’, thotë PK./Klankosova.tv.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version