Site icon Lajmeria.info

55 raste të shtënave festive raportohen në Kosovë gjatë muajve qershor dhe korrik

55 qytetarë kanë raportuar raste të të shtënave festive gjatë muajve qershor dhe korrik në Kosovë.

Në kuadër të këtyre rasteve, Policia e Kosovës ka shoqëruar 48 persona dhe ka konfiskuar 47 armë zjarri.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se raportimet lidhen kryesisht me të shtënat festive në dasma dhe ahengje familjare.

Advertisement. Scroll to continue reading.

MPB-ja ka falënderuar qytetarët që kanë raportuar rastet dhe i ka inkurajuar që të vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, në kuadër të fushatës “Festo me zemër, jo me armë”.

Sipas ministrisë, qëllimi i fushatës është rritja e vetëdijes për rrezikun e keqpërdorimit të armëve dhe krijimi i një ambienti më të sigurt gjatë ahengjeve familjare.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version