Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lista Srpska: Kurti hodhi 80 punëtorë në rrugë për fushatë zgjedhore

Policia e Kosovës sot mbylli një objekt të strukturave paralele serbe në veri të vendit, i cili shërbente si zyrë tatimore, degë e Ministrisë së Financave të Serbisë.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, më herët tha se njerëzit që kanë qenë aty janë larguar, por se nuk ka pasë arrestime.

“Rreth orës 09:00 kemi hyrë në këtë ndërtesë, e cila sipas informacioneve tona, ka funksionuar si zyre tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi hasur në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyllë deri në verifikim të plotë të fakteve”, ka thënë ai.

Për mbylljen e këtij objekti ka reaguar partia Lista Srpska, e cila pretendoi se Administrata Tatimore, siç iu referua, u mbyll “dhunshëm dhe ilegalisht”.

Kjo parti ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e bën për fushatë zgjedhore.

“Duke mbyllur ilegalisht dhe dhunshëm Administratën Tatimore në Mitrovicën e Kosovës dhe duke hedhur në rrugë 80 punëtorë serbë, Albin Kurti vazhdoi fushatën e tij zgjedhore, të cilën e zhvillon ekskluzivisht pas shpinës së popullit serb, sepse nuk ka çfarë t’u ofrojë votuesve të tij”.

Gjithashtu, Lista Srpska pretendoi se “ka keqtrajtim të njerëzve që kanë kaluar gjithë jetën e tyre të punës në këtë godinë dhe i kanë shërbyer të gjitha komuniteteve pa përjashtim”.

“Tashmë sot do të takohemi me punonjësit e prekur të Administratës Tatimore dhe do të diskutojmë me ta të gjitha llojet e ndihmës dhe mbështetjes dhe do t’u përcjellim mesazhin se asnjëri prej tyre nuk do të mbetet pa të ardhurat dhe se ekzistenca e tyre do të jetë e sigurt. Kurti, me njësitë e tij policore dhe ministrat e bindur si Nenad Rashiq, pushton dhe grabit ndërtesat dhe objektet serbe me dhunë, ai nuk mund ta detyrojë popullin serb të largohet nga vatrat e tij shekullore dhe as të pengojë ne dhe shtetin e Serbisë që të ndihmojmë popullin tonë”.

Policia po e heton këtë rast si falsifikim i dokumenteve.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë ditës së sotme. Statusi i urgjencës do të...

Lajme

Tre persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Bajr të Mitrovicës. Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi banimi, transmeton...

Lajme

I riu nga Malisheva është viktima e 9 që humbi jetën në vendin e punës. E ky është një nga faktorët që po ndikon...

Lajme

Nesër me fillim nga ora 10:00 do të për herën e tetë do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Puna...

Kulturë

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Subscribe for notification