Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë të ditur se aktualisht po pranohen materialet zgjedhore dhe po skanohet lista votuese.
Qendrat Komunale po dërgojnë materialin zgjedhor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pas përfundimit të procesit të numërimit dhe verifikimit.
Skanimi i listës së votuesve është bërë për të siguruar se askush nuk ka votuar dy herë.
Po ashtu, është në proces verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi përmes postë.
Një numër i madh i pakove me fletëvotime janë tërhequr dhe disa prej tyre janë sjellë në Kosovë për të verifikuar origjinën e tyre.
Në Berlin janë tërhequr 41,561 paketash, ndërsa në Bern janë tërhequr 23,356 paketa.





















You must be logged in to post a comment Login