Lajme
Gjykata Kushtetuese e DhSK-së hedh poshtë pretendimin e Thaçit për shkelje të të drejtave themelore
Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka hedhur poshtë referimin e fundit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pretendonte shkelje të të drejtave të tij themelore gjatë paraburgimit.
Në një deklaratë të publikuar sot, Gjykata njoftoi se “Paneli i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, ka marrë vendim lidhur me referimin e Thaçit, që lidhej me masat hetimore të posaçme të vendosura gjatë paraburgimit të tij vitin e kaluar.”
Thaçi kishte pretenduar se monitorimi i bisedave të tij jo të privilegjuara kishte shkelur të drejtën për privatësi, si dhe disa nene të Kushtetutës së Kosovës dhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Megjithatë, Paneli vendosi që pretendimet e tij nuk kishin bazë të mjaftueshme.
“Paneli përcaktoi se ankesa e Thaçit nuk ka demonstruar shkelje të së drejtës së tij kushtetuese për privatësi dhe rrjedhimisht vendosi se ky aspekt i referimit ishte i papranueshëm,” thuhet në vendimin e Gjykatës.
Gjithashtu, Paneli hodhi poshtë ankesat e Thaçit që lidhen me të drejtën për avokat dhe të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, duke i cilësuar ato si të parakohshme.
“Këto ankesa nuk mund të shqyrtohen pasi nuk ka filluar ende asnjë procedurë gjyqësore lidhur me këto çështje dhe nuk është marrë një vendim përfundimtar për akuzat,” sqaroi Gjykata.
Sipas Panelit, nuk janë shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike të mundshme, në përputhje me nenin 113(7) të Kushtetutës së Kosovës dhe rregullat përkatëse të Dhomave të Specializuara.
“Rrjedhimisht, këto pretendime janë të papranueshme sipas rregullës 14(f) të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara,” përfundoi Gjykata.
Ky vendim vjen në një kohë kur Thaçi dhe të tjerët të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit po përballen me procese të gjata dhe komplekse në Hagë.
-
Lajme3 weeks ago
“Qëndrimi i Kurtit po shkund Serbinë, Vuçiqin dhe…”, analisti “trondit” opozitën dhe jep parashikimin “e keq” për Vuçiqin
-
Botë3 weeks ago
Abraham: Stop dialogut të rremë Kosovë-Serbi – sulmi në “Ibër-Lepenc” i realizuar nga aktorë shtetërorë
-
ShowBiz4 weeks ago
Driloni i thotë në sy Sarës se mund të eliminohet sonte, ja si i përgjigjet ajo (VIDEO)
-
Lajme2 weeks ago
Një tërmet është ndjerë në Kosovë para pak minutash.
-
Shkencë3 weeks ago
Vullneti “bombardohet” me pyetje nga banorët në darkën e të nominuarve – Ja reagimi i tij! (VIDEO)
-
Shkencë3 weeks ago
Çka po ndodh në Big Brother debat i ashpër mes Drilonit dhe Gresës
-
ShowBiz4 weeks ago
LIVE| Nis spektali ‘Prime’, plot surpriza e rrëfime (VIDEO)
-
ShowBiz4 weeks ago
“Të dua edhe më shumë”, motra i jep mbështetje Vullnetit pas rrëfimit të tij