Në tone agresive ndaj qeverive të kaluara dhe opozitës është shprehur Mimoza Kusari-Lila, në hapje të fushatës së Vetëvendosjes në Gjakovë.
“Nuk ka më mirë se me Vetëvendosjen”, tha Kusari-Lila.
“Ne assesi për asnjë çmim nuk e tregtojmë tokën e shtetit, për pazare të tjerve. Ne kemi treguar që koha e kompromiseve ka kaluar. Për katër kemi vite që prona e shtetit nuk blihet për 50 euro ari”, tha ajo.
