Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Asociacioni i Komunave: Qeveria nuk bashkëpunoi me shumicën e komunave, por paratë ua mori

Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara, qeveria aktuale nuk ka pasur bashkëpunim me shumicën e kryetarëve të komunave, madje as opinioni i tyre nuk është marrë parasysh gjatë hartimit të buxhetit.

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka shprehur shqetësime për mungesën e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet qeverisë qendrore dhe komunave, duke theksuar problemet me të cilat janë duke u përballur qytetarët, si pasoj e këtij mosbashkëpunimi.

Ai theksoi se në vitet e kaluara, përfshirë edhe vitin 2024, kryetarët e komunave kanë qenë të pakënaqur me raportet ndërmjet qeverisë qendrore dhe agjencitë e saj, duke përmendur takime të rralla dhe mungesë të vendimmarrjes konkrete.

Një nga shqetësimet kryesore të komunave, sipas Ibrahimit, është ndikimi i zbatimit të kontratës kolektive, që ka çuar në një “gjakderdhje financiare”. Ai vuri në dukje se përgjatë tri vite komunave u janë marrë mbi 125 milionë euro, kryesisht nga buxheti për investime kapitale.

Ibrahimi tha se zgjidhja e kësaj çështjeje është urgjente dhe kërkoi që qeveria të ekzekutojë menjëherë fondet e nevojshme për zbatimin e kontratës kolektive, pa i ngarkuar komunat me barrë financiare.

“Në vitin 2024 si dhe vitet e kaluara kryetarët e komunave nuk kanë qenë të kënaqur me bashkëpunimin që ka pasur në nivelin qendror dhe në takimet që kemi pasur në kuadër të mekanizmat e AKK-së. Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara me qeverinë Kurti 2, shumica absolute e kryetarëve të komunave nuk kanë pasur bashkëpunim me institucionet qendrore. Jo vetëm me ministrit e zyrën e kryeministrit por edhe me agjencionet tjera që menaxhohen nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës”, tha Ibrahimi.

Sipas tij, komunave për gjatë tri viteve u janë marrë mbi 125 milionë euro dhe shumica absolute financiare janë marrë nga investimet kapitale.

“Ka pasur takime të rralla dhe vetëm është biseduar dhe nuk ka pasur vendimmarrje, kryetarët e komunave vlerësojnë që kur ka takime me kryeministrin e me ministra ,të ketë një vendimmarrje të cilat duhet të shkojnë në favor të komunave sepse jeta zhvillohet në nivel lokal. Kryetarët e komunave mundohen që ta bëjnë më të mirën sa i përket zbatimit të shumë projekteve në investimet kapitale që shkojnë në dobinë e qytetarëve. Një nga brengat kryesore që i ka përcjell komunat ka qenë zbatimi i kontratës kolektive ku komunave për gjatë tri viteve u janë marrë mbi 125 milionë euro dhe shumica absolute financiare janë marrë nga investimet kapitale ku për shkak të kontratës kolektive shumë projekte kapitale në nivel lokal nuk kanë mundur të zbatohen në parqe, rrugë, trotuare, ndriqim publik në zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit për shkak të zbatimit të kontratës kolektive”, tha Ibrahimi.

Pengesat te kontrata kolektive, sipas tij po shkaktojnë “gjakderdhje financiare”.

“Në bazë të analizave që kemi me drejtorët komunal të financave nëse vlera e kontratës kolektive për mësimdhënësit të një komune është 240 mijë euro për shkak të procedurave përmbarimore, gjyqësore e avokatëve, vlera e 240 mijë euro për mësimdhënësit iu është shtuar edhe rreth 120 mijë euro procedurat përmbarimore, kjo është gjakderdhje financiare”, ka thënë ai.

Ibrahimi gjithashtu kritikoi ndarjen jo objektive të fondeve nga ministritë e linjës, duke theksuar se këto kritere shpesh bazohen në vendime politike dhe etnike, në vend të kritereve profesionale.

Sipas Ibrahimit, gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2025, shumica e projekteve janë zhvilluar dhe miratuar nga niveli qendror pa konsultime paraprake me komunat.

“Bashkëpunimi ka munguar, kontrata kolektive ende po zbatohet në kurriz të komunave, por gjithashtu kemi edhe kryetarët e komunave shumica e tyre përsëri ritheksojnë se në ndarjen buxhetore ndaj komunave ka padrejtësi apo ministrit e linjës nuk shfrytëzojnë kritere objektive në ndarjen financiare, por shfrytëzojnë kritere jo objektive sipas kryetarëve, theksojnë se këto kritere janë më shumë politike e etnike sesa profesionale, kjo duhet të parandalohet”, tha ai.

Ibrahimi tha se edhe gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2025, për shumicën absolute të projekteve janë miratuar në Parlament, pa konsulta paraprake me komuna.

“Kryetarët e Komunave kërkojnë që Ligji për Financat e Pushtetit Lokal të amandamentohet sa më shpejtë që është e mundur, në këtë projektligj janë të parapara dy grande shtesë, është ai për investime kapitale i cili nëse miratohet atëherë pabarazia në ndarjen buxhetore ndaj komunave do të zhduket, të gjitha komunat do të fitojnë në mënyrë të barabartë mjete financiare nga ministrit e linjës dhe kjo duhet të jetë logjike dhe normale. Edhe gjatë hartimit të buxhetit për vitin për vitin 2025 në bazë të kontakteve që kemi me kryetaret e komunave shumica absolute e projekteve janë zhvilluar nga niveli qendror dhe janë miratuar në Parlament, pa konsulta paraprake me komuna. Jam duke e theksuar këtë problem sepse kryetaret e komunave mendojnë që ministrit e linjës kur i bëjnë ndarjet buxhetore duhet t’i konsultojnë komunat”, ka thënë Ibrahimi për Ekonomia Online.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile