Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, do të dalin përpara trupit gjykues të hënën, pasi Gjykata Speciale ishte në pushim dimëror për tri javë.

Seancat do të rikthehen në orarin e tyre të rregullt, nga e hëna në të enjten, me fillim nga ora 09:00, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të pranojnë me shkrim dëshmitë e dy dëshmitarëve.

Ky vendim është marrë më 6 janar, ndërsa mbrojtja do të ketë mundësinë t’i marrë në pyetje dëshmitarët përkatës. Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara, theksoi gjatë konferencës së saj javore se ky vendim është pjesë e një procesi të vazhdueshëm të shqyrtimit të provave.

“Dëshmitë e shkrimtuara do të pranohen dhe mbrojtja do të mund t’i pyet dëshmitarët. Ky është një hap i rëndësishëm në përgatitjen e gjykimit,” tha Griep, duke shtuar se po ashtu është miratuar që një dëshmitar të japë dëshmi nëpërmjet video-konferencës.

Në të njëjtën çështje, më 20 dhjetor dhe 6 janar, trupi gjykues gjithashtu ka aprovuar disa kërkesa të Prokurorisë për paraqitjen e provave të tjera materiale dhe dëshmive të tjera shoqëruese. Ndërsa, më 18 dhjetor 2024, mbrojtësit e viktimave kishin kërkuar që një anëtar i familjes së një viktimë që ka ndërruar jetë, të mund të marrë pjesë në emër të saj gjatë procesit gjyqësor

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile