Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vdekja “nga gripi” e Fatlum Ahmetit, familja pret përgjigjen e Institutit Mjekoligjor

Është dita e tretë që familja Ahmeti ka hapur dyert e mortit, duke pritur ngushëllime për humbjen e papritur të djalit të tyre, Fatlum Ahmeti.

Fatlumi, 36 vjeç nga fshati Peran i Podujevës, ndërroi jetë tragjikisht të enjten pasi kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për të kërkuar ndihmë shëndetësore.

Derisa ai po merrte infuzion, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të kota, shkruan IndeksOnline.

Të afërmit e të ndjerit dyshojnë se shkaku i vdekjes ishte një sulm në zemër. Megjithatë, trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, që do të përcaktojë shkakun përfundimtar të vdekjes.

Gjatë vizitës së ekipit të IndeksOnline në familjen Ahmeti, të afërmit refuzuan të japin deklarata për mediat, duke nënvizuar se do të presin rezultatet zyrtare të ekzaminimit para se të komentojnë rreth rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Humbja e një të riu në një institucion shëndetësor ka ngritur shqetësime lidhur me sigurinë dhe protokollet e trajtimit në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor.

Autoritetet përkatëse kanë konfirmuar nisjen e një hetimi për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të siguruar që të zbardhen të gjitha detajet e incidentit

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile