Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Fëllënza Çitaku dhe Alketa Gashi largohen përkohësisht nga prezantimi i lajmeve në RTK?

Juristja e medias, Flutura Kusari tha se ka informacione ende të pakonfirmuara se dy gra janë larguar nga prezantimi i lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës për periudhën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Lidhur me zhvillimin, jam tu prite konfirmime rreth dy prezantuesve qe i kane largu nga emisioni i lajmeve ne RTK gjate fushates. I kam faktet qe deshmojne qe i kane largu ama orari nuk eshte final, nashta edhe ka ndodhe naj gabim teknik se gabimet ndodhin, if you know what I mean. Sigurisht qe ai vendim do te ishte vendim politik dhe joredaktorial, por po i pres faktet e plota me mi dergu, qe me ju informu drejte. Emrat e moderatoreve s’po ua publikoj pa e konfirmu plotesisht infon se s’ka kuptim”, shkroi ajo një postim në Facebook.

Merret vesh se bëhet fjalë për Fëllënza Çitakun dhe Alketa Gashin, dy gra me përvojë në prezantimin e lajmeve.

Drejtori i televizionit publik, Rilind Gërvalla përmendi një “situatë të paragjykuar” pasi Gazeta Express u interesua ta marrë një konfirmim nëse Fëllënza Çitaku dhe Alketa Gashi janë larguar nga prezantimi i lajmeve në RTK gjatë fushatë zgjedhore.

Ai tha në një përgjigje me shkrim se “nuk është larguar askush nga detyra e moderimit të lajmeve qendrore”.

Gërvalla tha se gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, RTK ka “një praktikë tradicionale të krijimit të ekipeve të dedikuara për zgjedhje”, ndërsa foli për disa “ndryshime që mund të ndodhin”.

“Ky ekip zakonisht përbëhet nga gazetarët, redaktorët, xhiruesit dhe prezantuesit më me eksperiencë në proceset zgjedhore, duke ofruar fleksibilitet për të punuar pa orare fikse, për shkak të natyrës dinamike të fushatës”, tha ai.

“Pra, ndryshimet që mund të ndodhin nuk lidhen me asnjë lloj politike, por me nevojën për menaxhimin efikas të burimeve të RTK-së në periudha të tilla. Për më tepër, RTK është një institucion medial i pavarur dhe nuk merr vendime politike, por editoriale”, tha Gërvalla.

Çdo vendim në telvizionin publik, sipas tij, “gjithmonë është në përputhje me normat profesionale dhe me angazhimin për objektivitet dhe paanëshmëri”.

Fëllënza Çitaku është bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, ndërsa Alketa Gashi është bashkëshortja e veranit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu.

Gërvalla thotë se për orarin e punës në RTK, gratë nuk ndërlidhen “me jetën private” të tyre, “prindërimin” apo “statusin martesor”.

Ai përmendi mediat dhe disa aktivistë, që sipas tij po mundohen t’i diktojnë politikat editoriale në RTK.

“Nuk jam në dijeni nëse ndonjëherë RTK për orar të punës do të duhej të kërkojë opinione të kolegëve nga mediat tjera, por me bindje ju them se ka ikur koha kur gratë ndërlidhen me jetën private se kënd e kanë shok të bashkëjetesës apo prindërimit apo statusit martesor, e për më shumë, ka ikur koha kur pjesëtarë nga mediat komerciale apo “aktivistët” e gjithëdijshëm diktojnë politikat editoriale në RTK. Gratë do çmohen dhe do të vlerësohen gjithmonë për punën dhe angazhimin në RTK”, tha Gërvalla.

Ai tha se “çdo lloj ndërhyrjeje në menaxhimin e RTK-së është shkelje, dhe siç e dini, kodi penal e ndalon këtë veprim, duke e sanksionuar me masa të rrepta”.

Rilind Gërvalla, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ishte zgjedhur drejtor i kanaleve RTK 1, 3 dhe 4 në fillim të vitit 2023.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile