Lajme
Rrëfimi i rrallë i Doarsa Kica-Xhelilit, flet për sfidën më të madhe që e pati më 2024
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka ndarë rrethana të panjohura të rrugëtimit të saj profesional dhe personal gjatë vitit që lamë pas.
Në një intervistë ekskluzive për Klankosova.tv, ndër sfidat më të mëdha që ajo ka përjetuar, është edhe një diagnozë e gabuar mjekësore për vajzën e saj në QKUK.
Mbi këtë përjetim, ajo flet edhe për mesazhe tjera frymëzuese, të cilat mund t’i gjeni në rrëfimin e saj të rrallë.
Cila ka qenë sfida më e madhe e vitit për ju dhe si ia dolët ta tejkaloni?
Ky vit ka qenë sfidues përgjithësisht. Sidoqoftë, përtej çdo vështirësie që sjell puna ime, periudha më e vështirë është ballafaqimi me një diagnozë të gabuar mjekësore të vajzës time, në QKUK. Ishte muaji më sfidues i jetës time. Fatmirësisht, me mbështetje të pakusht nga familja dhe disa kontrolla shtesë jashtë vendit, përfundoi me lajme pozitive. Sidoqoftë, reflektimi i mëpastajmë për çdo prind që ballafaqohet me gjendje shëndetësore të fëmijës, është tjetër botë.
Këtë çështje e kam adresuar edhe në institucionet përkatëse.
Sa arrini ta balanconi kohën mes punës si deputete dhe kohës për familjen duke qenë edhe nënë?
Çdo sekondë të lirë jam me vajzën. Kjo më shmang shumë nga jeta sociale por e kam pranuar si çmim që e paguaj për të qenë afër qenies më të rëndësishme që njoh. Rrjedhimisht, ose jam në punë, ose me vajzën. Vajza ka shumë fat që edhe bashkëshorti, Valoni, dhe prindërit tonë janë shumë të përkushtuar ndaj lumturisë së saj.
Si e përgatisni atmosferën festive në familje, a përfshiheni të gjithë në zbukurimin e shtëpisë?
Absolutisht! Bredhi ynë gjithmonë është gati në fillim të dhjetorit. Une, Valoni e Irma e bëjmë bashkë, me muzikë festive e vallëzime.
Nëse 2024-ta për ju do ishte një ngjyrë ose një aromë, cilat do ishin ato dhe pse?
Aroma e vajzës time – për të gjitha arsyet e botës.
Nëse do të shkruanit një ligj ‘festiv’, çfarë do përfshinte për të sjellë lumturi dhe drejtësi në shoqëri?
Hmmm.. pyetje interesant!
Ndoshta do t’i krijoja parakushtet që njerëzit të mos kenë asnjë brengë të botës ato pak ditë. Ta kenë mundësinë ta shijojnë kohën me familjet e tyre, dhe të fokusohen vetëm në faktin që pasuria më e madhe në jetë është ajo që e kemi në shtëpi.
A mendon se roli i grave në politikë dhe drejtësi është vlerësuar sa duhet gjatë vitit që e lëmë pas?
Varet. Brenda LDK-së kemi pasur një avancim të rolit vendimmarrës politik të gruas, por nuk mund ta them të njëjtën në nivelin mbarështetarë. Puna publike vazhdon të mbetet terren shumë brutal dhe i pamëshirshëm.
A keni ndonjë traditë të veçantë që e praktikoni në familje për Vitin e Ri?
Jo detyrimisht. Të rëndësishme e kemi vetëm që natën e parë ta kalojmë patjetër me familjen.
Cila është dhurata që vajza juaj u ka kërkuar për këtë fundvit?
Një kukull L.O.L. (Ja ka kërkuar babadimrit, jo mua.. por e dini si shkojnë këto pune, haha)
Një këshillë të vyer që keni pranuar nga bashkëshorti vitin që e lëmë pas?
Mos u nis nga vetja në pritshmëritë që ke nga të tjerët. Pavarësisht suksesit, mos harro kurrë kush je – sepse veçantia jote është pikërisht kjo.
Si po u ndikojnë reduktimet e energjisë elektrike në përgatitjen e organizimit të festës?
Natyrisht që keq. Çdo ditë pranoj mesazhe të qytetarëve të cilët përveç se vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike, i janë djegur edhe pajisjet shtëpiake.
-
Lajme3 weeks ago
“Qëndrimi i Kurtit po shkund Serbinë, Vuçiqin dhe…”, analisti “trondit” opozitën dhe jep parashikimin “e keq” për Vuçiqin
-
Botë3 weeks ago
Abraham: Stop dialogut të rremë Kosovë-Serbi – sulmi në “Ibër-Lepenc” i realizuar nga aktorë shtetërorë
-
ShowBiz4 weeks ago
Driloni i thotë në sy Sarës se mund të eliminohet sonte, ja si i përgjigjet ajo (VIDEO)
-
Lajme2 weeks ago
Një tërmet është ndjerë në Kosovë para pak minutash.
-
Shkencë3 weeks ago
Vullneti “bombardohet” me pyetje nga banorët në darkën e të nominuarve – Ja reagimi i tij! (VIDEO)
-
Shkencë3 weeks ago
Çka po ndodh në Big Brother debat i ashpër mes Drilonit dhe Gresës
-
ShowBiz4 weeks ago
LIVE| Nis spektali ‘Prime’, plot surpriza e rrëfime (VIDEO)
-
ShowBiz4 weeks ago
“Të dua edhe më shumë”, motra i jep mbështetje Vullnetit pas rrëfimit të tij