Kandidate për deputete nga LDK, Egzona Isufi-Zuzaku, ka falënderuar nga zemra të gjithë qytetarët e Kamenicës që morën pjesë në tubimin e organizuar ditën e djeshme.
Ajo theksoi se energjia dhe mbështetja e qytetarëve janë burimi kryesor i forcës për të vazhduar përpjekjet e saj për një të ardhme më të mirë.
“Se bashku, do ta bëjmë ndryshimin që Kamenica dhe Kosova meritojnë!”, ka thënë Isufi-Zuzaku, duke shtuar se vizioni dhe angazhimi i saj janë të fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përparimin e komunitetit.
Fjala e saj është përshëndetur me entuziazëm nga të pranishmit, të cilët i shprehën mbështetje të plotë për projektet dhe iniciativat që ajo ka në plan për të realizuar në mandatin e ardhshëm
