Connect with us

Lajme

Tkurrja e popullsisë, më 2024 si më 1981

Sipas regjistrimit të fundit, Kosova numëron 1,602,515 banorë, një rënie prej 150,000 krahasuar me vitin 2011 dhe afërsisht sa në vitin 1981. Ekspertët vlerësojnë se Kosova, me trendet e viteve ’70 dhe ’80, do të duhej të kishte mbi 3.5 milionë banorë. Rënia i atribuohet faktorëve socio-ekonomikë dhe migrimit masiv, pasi afro një e treta e popullsisë besohet se jeton jashtë vendit.

Në Kosovë, 2.27% e popullsisë është analfabete, ku 73.58% e tyre janë gra. Kjo përqindje ka rënë krahasuar me 2011-ën, por mbetet shqetësuese në epokën e teknologjisë. Demografët theksojnë se grupmoshat e vjetra, të cilat nuk patën akses në arsim, përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj statistike. Sociologët shohin përmirësime falë ndërgjegjësimit dhe shkollimit të detyrueshëm.

Kosova po përjeton ulje të natalitetit, me 107,710 fëmijë të moshës 0-4 vjeç në vitin 2024, nga 149,735 në 2011. Çiftet planifikojnë më pak fëmijë, të ndikuar nga faktorë ekonomikë dhe ndryshimet kulturore.

Advertisement

Kosova numëron komunitete të ndryshme, ku shqiptarët janë shumicë, ndërsa komunitetet serbe, boshnjake, turke dhe të tjera përbëjnë një pjesë të rëndësishme. Megjithatë, rreth 30% e popullsisë nuk është pyetur për përkatësinë etnike, duke ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e procesit të regjistrimit.

Regjistrimi evidenton rritje të ndërtimit të banesave me 41% që nga 2011. Mbi 93% e banesave janë në pronësi private. Në vitin 2025, pritet publikimi i raporteve shtesë për kushtet e jetesës, që do të përfshijnë të dhëna mbi infrastruktura, ujësjellës dhe cilësinë e banesave.

Për herë të parë, regjistrimi vlerësoi dëmet e shkaktuara nga lufta e viteve 1998-99. Kosova humbi mbi 11,400 jetë njerëzish dhe pësoi dëme materiale prej mbi 5 miliardë euro.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend