Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gorani: Tubimet e VV-së po ngjasojnë me protesta dhe stand-up komedi, po iu premtojnë jetë më të mirë veç votuesve të tyre

Për Dukagjin Goranin, tubimet elektorale të partisë në pushtet, më shumë po i ngjasojnë protestave. Ai thotë se këto tubime janë në mes të tubimeve protestuese dhe stand-up komedive. Thotë se Vetëvendosje po iu premton jetë të mirë, vetëm votuesve të saj. Për dallim prej partisë në pushtet, Gorani lavdëron fushatën e partive opozitare. Thotë se Lumir Abdixhiku por edhe partitë tjera opozitare, deri tani po bartin një frymë afirmative për shoqërinë.

“Deri para pesë gjashtë muajsh, të gjithë besonin se ne jetojmë Brenda një tregimi që e ka hartu Vetëvendosja dhe Albin Kurti.

Ai ka qenë tregimi i veriut, i njëfarë rezistence, përplasjeve në Bruksel dhe tri katër vite është jetuar me këtë temë, me temën e një gjendje apokaliptike në shoqëri, që lufta është eminente, që konflikti është prapa derës dhe që shpëtimi ndodhet vetëm në futjen e një politike të udhëhequr nga frika.

Nëse dikush të thoshte se ndoshta do të ishte mirë të përqenderohemi te temat reale ditore, ekzistenciale qysh janë cështjetr zhvillimore, ekonomia e këto, zakonisht përgjigja ishte se kot e ke me folë për ato tema se kurrkush nuk është i interesuar.

Gjashtë muaj më vonë, gati kurrkush nuk është i interesumë as për këtë aksionin për mbylljen e komunave paralele.

A po don ti që krejt diskursi me u përqendru në zhvillim, në ekonomi dhe avancimin e e situatës politike.

Që do të thotë se bindja që e ka prodhu Vetëvendosje se ne jetojmë brenda një tregimi, ka qenë bindje e paargumentuar dhe e pafaktuar.

Krejt ky pezëm që po ndërtohet brenda tubimeve protestuese zgjedhore të Vetëvendosjes, po bëhet për faktin se ata nuk po munden me e dominu përmbajtjen e diskursit.

Zoti Abdixhiku e ka përdorë një qasje metodike të rimëkëmbjes strukturore të partisë. Në shtrirjen e një struktre që ka qenë në depression të thellë politik.

Kjo e ka prodhu një infrastrukturë që ka qenë në gjendje me përçu një frymë. Ajo frymë që po e përçon zoti Abdixhiku dhe jo vetëm është fryma e optimizmit.

Domethënë, për çka mban ti tubim zgjedhor, nëse nuk ke ndërmend me folë për diçka afirmative?

Dy lloje të tubimeve janë në shoqëri, ose janë protesta ose tubime zgjedhore. Nuk ka tubime tjera, vec në kohën e Titos janë mbajtë do mitingje kot së koti.

Zoti Abdixhiku ka përkrahje të hatashme qysh po duket sepse ka ofertë se qysh me avancu vendin.

Partia në pushtet, në tubime po tregon qartë përmes fjalimeve- fjalime i thënçin- se ato janë diçka mes fjalimit protetues dhe stand-up komedi.

Përpjekja për me qenë ngapak edhe shpotitës në mungesë të sensit të humorit, po e prodhon një tablo macabre, të frikshme. Se nuk po e di a është duke u sjellë seriozisht, a është diçka…

Kur po e sheh formulimin dhe përmbajtjn, e verën që jeta më e mirë në tubimet e Vetëvendosjes, po i premtohet vetëm atyre që votojnë për ta. Jeta ma e mirë nuk është kah i premtohet krejt shoqnisë. Pra jeta ma e mirë, po i premtohet vetëm atyre që janë me ta.

Në zgjedhjet parlamentare, duhesh me u mundu me iu premtu jetë të mirë edhe atyre që nuk të votojnë”, tha ai në Pressing.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile