Connect with us

Lajme

Krasniqi i thotë Kurtit: Ti nuk mund ta nxjerrësh Kosovën nga masat e BE-së, ato janë vendos shkaku yt

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili u shpreh se masat e vendosura nga Bashkimi Europian ndaj Kosovës janë rezultat i disa “dinamikave të brendshme në BE”, shkruan Gazeta Momenti.

Kurti theksoi se Kosova po e pëson për shkak të këtyre dinamikave, duke sugjeruar se ndikimi i brendshëm në BE po reflektohet negativisht në vendin tonë.

Krasniqi, në reagimin e tij, ka vlerësuar se komentet e Kurtit janë të pasakta, duke shtuar se Kosova po e pëson këto masat për shkak të veprimeve të tij.

Advertisement

Ai ka theksuar se kryeministri ka pasur mundësinë të shmangë përfshirjen e Kosovës në “dinamikat e brendshme të BE-së”, por nuk ka arritur të bëjë këtë. “Kosova nuk është prekur nga këto masa për shkak të faktorëve të jashtëm, por për shkak të vendimeve të qeverisë së Kurtit”, tha Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu ka ironizuar me shprehjen e një personazhi të njohur politik, i cili thotë: “Me hi hihet, me dalë nuk dilet,” duke aluduar në atë që ai e sheh si një mospërmbushje të premtimeve të bëra nga qeveria aktuale dhe pasojat që ka sjellë për Kosovën.

Postimi i tij:

Advertisement

“Kurti për masat e BE-së: Janë disa dinamika të brendshme në BE, për të cilat po e pëson Kosova” (Nacionale, 5 janar 2205) Koment: Kosova po e pëson për shkak tëndin. Ti ke mujtë mos me e shti vendin në “dinamikat e brendshme të BE-së.” Qysh ka thënë ai tipi: “Me hi hihet, … me dalë nuk dilet.” Qit pjesën e dytë të përgjigjes ti nuk ke dashtë me e ndëgjue. Prandaj tash janë problem “dinamikat e brendshme në BE.” Ti nuk mund ta nxjerrësh Kosovën nga ato masa. Ato janë vendos shkaku yt.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend