Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sulmet e Gërvallës ndaj Ramushit, Daut Haradinajt i soset durimi: Gojëkeqe, që ia lëkund eshnat në varr babës së vet

Ditë e nga një sulm më të rëndë në drejtim të Ramush Haradinaj.

Donika Gërvalla, Ministre e Jashtme, pasi e quajti frikacak “që është struktur (fshehur) nga një kërcënues në komente në Facebook” gjatë një tubimi zgjedhor në Pejë përzgjodhi fjalët më të rënda për ta përkshkruar si dikënd “që me banda ka sunduar Pejën”.

Me kismet të zotit…p’e largojmë nga Kuvendi i Kosovës”, tha ajo nga Peja.

Ndonëse Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së, s’i ka kushtuar as edhe një replikë të vetme – me ç’duket vëllaut të tij del t’i jetë sosur durimi: Daut Haradinajt.

Ky i fundit tha se “për katër vjet e kemi kursy” dhe i bëri thirrje publike “të ketë kujdes në gjuhën që përdor… se politika është sot për nesër shkon e vjen”.

“Jam kujdes deri në vdekje për nënën Ajshe (të Jusuf Gërvallës)”, tha Haradinaj.

“Gabim është ka bën, se në emër të një grusht votave nuk duhet m’e ofendu çdo vlerë që e kemi…kjo zonja le të ketë kujdes, se politika është sot për nesër shkon e vjen… I bëj thirrje asaj me pasë shumë kujdes, sepse ne kemi respekt për atë familje, e kemi kursy për katër vjet, por nuk mundemi me duru deri në përjetësi, gjith këto ofendime sharje, sepse edhe ne deri dikur bëhet boll. Çka me duru mo? Për katër vjet, ti e nderon ajo të mëshon. Kjo i bjen që s’ka njerëzillak”, tha Daut Haradinaj në “Debat Plus”.

Haradinaj duke folur në superlativ e nderime për Jusuf Gërvallën, tha se gjatë tërë jetës e ka nderuar babanë e Donika Gërvallës, emrin e të cilit e ka bajtur edhe Brigada 131 ku ka qenë komandant.

“Brigada 131 ‘Jusuf Gërvalla’ në rajonin e Deçanit i ka mbi 300 dëshmor, mbi 700 invalidë të luftës, dhe i ka rreth 4 mijë veteranët – e jo vetëm të Deçanit. Për këtë arsye jemi mundu me kursy, në emër të sakrificës së babës së saj”, tha ai.

“Por, është një shprehje popullore që thotë ‘prej beterit del skifteri, prej skifterit del beteri’. Nuk më çudit kjo zonja, sepse vjen në Pejë në atë qytet që projekti i parë Daut Haradinaj në atë kohë me Komunën e Pejës, është teatri Jusuf Gërvalla, Lapidari Jusuf Gërvalla, Sheshi Jusuf Gërvalla, që sot ekziston aty”, shtoi ai.

Në lidhje me atë që tha “Haradinaj me banda ka sunduar Pejën”, Daut Haradinaj rikujtoi se Peja ka qenë e ndarë në pjesë shqiptare e serbe gjatë luftës, dhe se falë ushtarëve të UÇK-së ai projekt është ndalura – dhe se Gërvalla po ofendon mu ata.

Ne kemi qenë të gatshëm me respejtu figurën e Jusuf Gërvallës, por nëse kjo shkon në Pejë dhe na ngrit zanin aty se qysh Peja koka sundu nga bandat, atëherë muj m’i thanë që kjo është një bandite ordinere. Se as nuk e din çka është ka fol as ku është ka fol: Peja ka qenë e ndarë në Urën e Gurit e në Urën e Zallit – dhe janë pikërisht qata njerëz…”, tha ai.

“Nuk ka gjë më të tuprshme me shku me i quajt njerëz bandita, njerëzit që i kanë dhënë gjymtyrët e jetët e veta, që janë sakrifiku për m’e pa një qytet të bashkuar e të lirë – e sot është i lirë dhe i bashkuar. Nëse kësaj i dhemb se i mungojnë Kariçët në Pejë, nëse. Nëse është e shqetësume e i dhemb Bogolljubat, nëse i dhemb…”, shtoi Haradinaj.

“Millosheviqi na ka quajt banda, dhe për këtë arsye i kam pas dy procese ndërkombëtare e një në UNMIK-u, falë qëtyne gojëkëqinjve dhe trushpërlarve që nuk e dinë as vetë kujt i shërbejnë – por, ia lëkundin eshtnat babës vet”, tha mes tjerash ai.

Për fund, Haradinaj i bëri thirrje publike Gërvalls të kërkojë falje.

Thirrje publike: mos të na ofendojë se më nuk e kursej. Kujdes me gjuhën, sepse nuk është veç sot, por ne do të jemi këtu përjetësisht pa politik e me politik. Ajo m’e mirë me pas kujdes, ne nuk jemi të gatshëm me hy në konflikte personale…”,tha ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile