Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kurti fushatë edhe në Davos, sulmon opozitën: Na vendosin rërë në rrota, që çdo gjë të ngadalësohet

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar si të arritur të madhe marrëveshjen për tregti të lirë, të cilën Kosova do ta nënshkruajë me EFTA-n, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, teksa ka vlerësuar se vendi ynë ka shënuar rritje ekonomike gjatë vitit që e lamë pas..

Në një panel me ekonomistin Ricardo Hausmann nga universiteti i Harvardit, në Shtëpinë e Kosovës në Davos, Kurti ka thënë se marrëveshja do të nënshkruhet me përfaqësuesit ekzekutiv të Zvicrës, Islandës, Norvegjisë dhe Lihtenshtajnit, të cilat e përbëjnë Asociacionin Evropian për Tregti të Lirë (EFTA).

“Kjo është një arritje e madhe, pas negociatave të mençura dhe të rënda nga ministrja Rozeta Hajdari, kemi arritur marrëveshje edhe për eksport të shërbimeve dhe jo vetëm të mallrave. Këtu qëndron pjesa e vështirë e negociatave. Kemi rreth 300 mijë shqipfolës, shtetas të Zvicrës dhe mbi dy të tretat e tyre janë nga Kosova. Në Davos mund ta dëgjosh shqipen në shitore dhe kudo, janë tejet mirë të integruar”, ka thënë ai.

Tutje duke folur për temën “Demokracitë e qëndrueshme në një epokë të ndryshimit”, Kurti ka folur për sfidat e menaxhimit shtetëror, duke përfshirë pandeminë, inflacionin, krizën energjetike pas agresionit rus në Ukrainë, teksa ka theksuar se Kosova ka pasur rritje ekonomike.

After 51 Cruises, A Retired Couple’s Laundry Stains Caught The Staff
Daily Sport X
by Taboola
“Buxheti shtetëror vjetor është 50% më i madh sesa në vitin 2021. Kjo del nga një rritje impresive ekonomike, që mesatarisht ka qenë 6% e bruto produktit vendor, asnjëherë nuk ka rënë nën 4%. Ekonomia e Kosovës vitin e kaluar për herë të parë ka kaluar 10 miliardë euro, eksportet kanë kaluar 1 miliardë euro dhe të ardhurat tatimore kanë kaluar 3 miliardë euro”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se është dyfishuar punësimi te të rinjtë, derisa si ekzekutiv kanë shënjestruar punësimin e grave me 14 mijë vende pune.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile