Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“MashAllah”, këta janë emrat e 38 këshilltarëve të Albin Kurtit

Ndonëse kryeministri Albin Kurti kishte thënë në vitin 2019 se ndoshta mjaftojnë pesë këshilltarë, për një kabinet qeveritar të një drejtuesi të ekzekutivit, kur doli vet në pushtet i punësoi 38.

Sipas një raportimi të mediumit “Koha” të muajit gusht 2023, thuhej se kryeministri Albin Kurti numëronte gjithsej 38 këshilltarë. Prej tyre, thuhej se 18 ishin këshilltarë politikë, 10 nëpunës e 10 të jashtëm, të cilët nuk paguhen nga buxheti i shtetit.

Ndërsa, më 5 prill të vitit 2022, Kallxo, kishte publikuar dokumente me emrat e disa prej këshilltarëve të Kurtit.

Në krye të listës është Luan Dalipi, si shef i stafit të Kurtit, dhe këshilltar i lartë politik, pas tij vjen Përparim Kryeziu, si këshilltar politik dhe zëdhënës i qeverisë.

Më pas vijnë, Shenaj Shala si këshilltare, e emrat e tjerë sipas Kallxo.com janë Fëllanza Podrimja, Riat Nuredini, Jeton Zulfaj, Edison Beciri, Egzonit Jakupi,  Merdzan Osmani,Lulëzon Jagxhiu, Aziz Bici, Nurije Shala,  Elizabeth Katherine Gowing, Andin Hoti, Riat Nuredini, dhe Valbone Mehmeti.

Këshilltarë të jashtëm politikë janë Erzen Vraniqi, Agon Hamza, Tienmu Ma, Tea Blakaj- Hoxha, Besnik Pula dhe Jusuf Ulaj.

Ndërsa, nënpunës në kabinetin e Kurtin, sipas dokumentit të Kallxo, com, janë  Valë Gjonbalaj – Azemi, Arta Berisha, Arianit Beqiri, Patrik Domi, Liman Hoti, Arlinda Berisha dhe Ismail Hakki Ustaibo.

 

Ky është dokumenti i publikuar nga Kallxo.com.

Përparim Kryeziu më 15 shkurt 2023, në një postim në Facebook, duke dashtë të arsyetohet për numrin shumë të madh të këshilltarëve që ka emëruar Kurti, ai bënte me dije se janë 25 sosh.

“Së pari, kryeministri Kurti nuk i ka të angazhuar 38 këshilltarë. Numri total i këshilltarëve, përfshirë ata të jashtëm, është 25. Prej tyre 8, duke qenë të jashtëm, nuk paguhen nga buxheti i Shtetit”, kishte shkruar ai.

Por edhe nëse do të ishte kështu, janë pesëfish më shumë këshillëtarë se sa që proklamonte Kurti vitin 2019 pak para zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Abuzimi”, me emërimet e këshilltarëve është vetëm një nga dhjetëra mashtrimet që kanë rezultuar komplet ndryshe nga premtimet që Kurti përdorte për të ardhur në pushtet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile