Connect with us

Lajme

Abdixhiku në Viti shpalos programin për arsim: Mësim gjithëditor, koeficient 150 euro dhe çerdhe të reja

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku ishte në hapësirat e reja të Kampusit të Shkollave të Mesme në Viti ku u takua me mësimdhënës.

Abdixhiku përmes një postimi në “Facebook” njoftoi se në Viti u foli për programin për arsimin që e ka kjo parti.

“Në hapësirat e reja të Kampusit të Shkollave të Mesme në Viti, takova mësimdhënësit e kësaj qendre. Një projekt i jashtëzakonshëm që po përfundon nën udhëheqjen e Kryetarit Sokol Haliti dhe me përkushtimin e mbështetjen e LDK-së”, shkroi Abdixhiku.

Advertisement

“Ky kampus është dëshmi e qartë e vizionit tonë për një arsim më të mirë, ku infrastruktura moderne krijon hapësira të përshtatshme për zhvillimin e brezave të rinj. Të rrethuar nga afro 100 mësimdhënës, ndamë idetë tona për një sistem arsimor që fuqizon mësimdhënësit e nxënësit, dhe që e çon Kosovën përpara”, shtoi ai.

“Programi ynë për arsimin do të sjellë:

🔵 Mësimin gjithëditor në së paku 5 komuna

Advertisement

🔵 Koeficientin 150 për të gjithë të punësuarit në sektorin arsimit – në javën e parë.

🔵 Ndërtimin e 80 çerdheve të reja publike.

🔵 Digjitalizimin e plotë të shkollave, për një qasje moderne dhe të integruar për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Advertisement

🔵 Klasa me më pak nxënës, për më shumë vëmendje ndaj secilit nxënës dhe për mësimdhënie më cilësore.

🔵 Kodimin si lëndë të detyrueshme në shkollat fillore, për të përgatitur nxënësit për epokën digjitale.

Ne besojmë në mësimdhënësit tanë, në përkushtimin e tyre dhe në rëndësinë jetike të rolit që ata luajnë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën.

Advertisement

Me 9 shkurt, voto #LDK124 dhe BËHU NDRYSHIMI për arsimin në Kosovë📚✨“.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend