Kandidati për deputet nga LDK, Alban Zogaj që garon me numrin 2, në DebatPlus, ka deklaruar se do e rritin buxhetin e shtetit 5% dhe koeficientin e pagës
prej 150 euro.
‘’Jemi fokusuar shumë në zhvillimin ekonomik. Ne kemi planifikuar dhe parashikuar rritje ekonomike prej 5 përqind në mandatin tone të pare. Ne jemi munduar të jemi realist. 1.2 miliard euro investime kapitale në çdo vit ne e arrijmë këtë shifër. Në këtë kohë kemi pasur inflacion të jashtëzakonshëm. Buxhetin e kemi ndarë në tri shtylla, 1 miliard euro shkojnë në paga, që do të rritet koeficienti në 150 euro, 1/3 shkon në investime kapitale çdo vit dhe 1/3 e fundit e buxhetit do të jetë tek mirëmbajtja e shtetit’’ tha Zogaj.
