Connect with us

Hi, what are you looking for?

Zgjedhjet

Hamza premton: Nëse pagat për 50%, e pensionet për 70% s’i rris brenda vitit të parë, jap dorëheqje

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Pressing” në T7, është zotuar se pagat do të rriten për 50 për qind qysh në vitin e parë të mandatit të tij si kryeministër.

Ai është zotuar se nëse nuk e realizon këtë premtim, do të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit.

“Pagat kam me i rrit për 50 për qind. Edhe para se me e thënë këtë e kam menduar mirë. Jam më se i vendosur. Ditën e parë të punës kam me e filluar plotësim, ndryshimin, rishikimin e ligjit për ndarjet buxhetore që me e akomodua premtimet që jam duke i bërë për paga dhe pensione. Dhe pagat do të rriten 50 për qind për mësuesit, arsimtarët, profesorët, infermierë, mjek, polic, zjarrfikës, për ushtarë, shërbimin korrektues, shërbyesit civil. Për të gjithë kanë me u rrit pagat 50 për qind, për një dallim, ata që janë të emëruar politik, atyre nuk iu rritet paga 50 për qind. Që i bije ministra, deputetë, këshilltar atyre do tu rritet paga për 30 për qind. Është e drejtë sepse janë paga më të larta dhe përqindja kur aplikohet në bazë më të ulët e ka efektin më të vogël. Nuk është 50 përqindëshi sikur i atij në 600 euro pagë sikur atij në 1 mijë euro. Prandaj qëllimi është që, edhe në të ardhmen do ta shikoj edhe ligjin për me vendos më shumë barazi, jo me lënë një diskrepancë mes pagës më të ulët dhe pagës më të lartë. Kjo duhet të rishikohet, por pagat do të rriten për 50 për qind për të gjitha kategoritë që i përmenda. Edhe publikisht jam deklaruar dhe po e rideklaroj, nëse pagat nuk rriten brenda vitit të parë, muajt e parë të mandatit, unë si kryeministër, unë ju siguroj, me përgjegfjësinë më të madhe po ua them, 31.12 i këtij viti nuk më zen në zyre si kryeminsitër. Nëse nuk e përmbushi këtë premtim, publikisht po deklaroj me 31.12 unë nuk rri kryeministër i këtij vendi. E kam premtuar, nuk dua me qenë i papërgjegjshëm, mos me qenë serioz, mos me i ndejt premtimit tim mbrapa, me ua marrë njerëzve votën  edhe në fund me u thanë më falni nuk mujta se ke vështirë. Edhe në të kaluarën ka qenë vështirë, kur kam thënë 50 për qind, më kanë thënë s’bohet, është premtim elektoral. Kemi qenë program me FMN-në, por ka ndodhur. Ka me ndodh edhe kësaj radhe”, theksoi Hamza.
Ai po ashtu premtoi se, pensionet bazike, pensionet e moshës do të rriten për 70 për qind.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile