Milazim KRASNIQI
Serbia ka hyrë në fazën e pakthyeshme të konfliktit civil. Pasi kakryer krime monstruoze në Kroaci, në Bosnje e në Kosovë dheka humbur tri luftëra në vitet e nëntëdhjetë të shekullit të kluar, Serbia e pati filluar me Gjingjiqin një proces denazifikiimi por aidështoi shpejt, sepse Gjingjiqin e vranë. Regjimi Nikoliq-Vuçiq-Daçiq e riktheu shpejt politikën imperiale dhe rusofile. Vuçiqi e ka cimentuar tashmë. Me zgjedhje ai regjim më nuk çmonohet. E vetmja mënyrë e çmontimit u ka mbetur padëgjueshmëriaqytetare, revolucioni, dhuna.
Jo rastësisht studentë e nxënës, kanë dalë në ballë të protestave, sepse ata e ndiejnë se edhe jetët e tyre do të jenë të shkatërruara, si të baballarëve e nënave të tyre. Por, protestat e tyre nuk janëtë mjaftueshme. Nuk janë të mjaftueshme as protestat e punëtorëve. Pse? Në Serbi problem paraqesin shërbimet sekretedhe ushtria, që nuk janë reformuar që nga koha e Rankoviqit. Aty fshihet fuqia e regjimit. Ato struktura kriminale e terroristekanë kapacitete për të usjhtruar terror Brenda Serbisë, po edehpër të destabilizuar Bosnjen e Kosovën. Prandaj, në këtë format ekzistues konflikti civil në Serbi mund të zgjasë dhe mund tëprodhojë jostabilitet e viktima, por epilogu mbetet i paqartë. Fatii Vuçiqit mund të jetë diçka ndërmjet Llukashenkos dhe Asadit.
Çka duhet të bëjë Kosova në raport me ato zhvillime në Serbi? Kosova duhet të rreshtohet qartë me SHBA-në e NATO-n, qëduan shkëputjen e Serbisë nga influenca ruse. Asnjë veprim tënjëanshëm nuk duhet ta ndërmarrë askush nga Kosova. Sidomosjo në veri. Ka shumë mundësi që po të mos inicohej ajo kriza me targa në veri, Vuçiqi mund të ishte ballafaquar me rrëzimin e tijme zgjedhjet lokale në Serbi, të cilat ai i vodhi masivisht. Por, kriza për targat në veriun e Kosovës frenoi akterët, që ta shtyninpërpara projektin e rrëzimit të regjimit të Vuçiqit. U shndërruanë favor për regjimin e Vuçiqit. Prandaj nga administrata e re nuk do të lejohet të përsëritet më ai budallallëk.
Problemi i veriut të Kosovës, nga ana jonë duhet të minimizohet, jo të ekzagjerohet siç e ka zakon ta ekzagjerojë qeveria Kurti. Interesi strategjik i Kosovës është që veriu i vendit tonë në asnjërast të mos ketë ndikim në stabilitetin dhe në rrugën euro-atlantike të Kosovës.
