Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sejdiu: Brenga e qytetarëve është rritja e çmimeve, ministrat e zyrtarët nuk e thonë asnjë fjalë

Analisti Dardan Sejdiu është shprehur i habitur se si qeveritarët nuk e thonë asnjë fjalë për rritjen e çmimeve.

Ai thotë se “Qeveria aktuale erdhi në pushtet duke premtu nacionalizimin e shpërndarjes së energjisë, e tash po hesht para çdo shtrenjtimi që ka ndodhë në katër vitet e fundit”.

“Kosova meriton ma mirë sesa parti që janë të interesume vetëm për ndarje të pushtetit”, shprehet ai.

Reagimi i tij i plotë:

Sot, kur 70% e qytetarëve të Kosovës brengën kryesore e kanë rritjen e vazhdueshme të çmimeve, krejt çka po më kujtohet janë takimet tona në VV ku diskutohej pikërisht për këtë çështje. Në ato takime, mllefi, zelli dhe gatishmëria për reagim ishin karakteristikë e shumë prej atyre që sot janë ministra e zyrtarë të lartë në këtë qeveri. Po ku janë sot ata njerëz?

Si është e mundur që pikërisht ata, sot në pozita shumë më të pushtetshme, nuk e thonë as një fjalë për këtë çështje? Përkundrazi, duke mos e dërgu asnjë koment të vetëm në ZRRE, ata po e legjitimojnë këtë shtrenjtim të rrymës!

Në fakt, është turp për të gjitha partitë politike në Kosovë që nuk kanë dërgu as edhe një koment të vetëm në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë kundër ngritjes së çmimit të rrymës. Qeveria aktuale erdhi në pushtet duke premtu nacionalizimin e shpërndarjes së energjisë, e tash po hesht para çdo shtrenjtimi që ka ndodhë në katër vitet e fundit. Ndërsa partitë opozitare kanë mbet vetëm me statuse boshe në Facebook, pa kurrfarë veprimi konkret.

Në vend që me u angazhu për qytetarët, këta vetëm postojnë në rrjete sociale për me mbulu dështimet dhe mungesën e punës konkrete. Në vend që me mbrojt qytetarët nga këto shtrenjtimet e padrejta të rrymës, partitë tona janë të interesume vetëm për ndarjen e pushtetit dhe privilegjeve mes veti.

Kosova meriton ma mirë sesa parti që janë të interesume vetëm për ndarje të pushtetit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile