Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pas Gimenezit, deklarimi i Osmanit për tarifat vlerësohet edhe nga kongresisti nga Teksasi

Presidentja Vjosa Osmani, përmes platformës X, njoftoi se i ka kërkuar qeverisë të pezullojë tarifat për produktet amerikane, vendimi i cili, sipas saj, do të ishte një hap i rëndësishëm për të thelluar marrëdhëniet ekonomike me “aleatin tonë më të afërt”.

Veç kësaj, e para e shtetit tha se kështu do të dërgonim një mesazh të qartë se “Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte të dyja vendet tona më të forta, më të sigurta dhe më të begata”.

E ky deklarim i të parës së shtetit të Kosovës po merr lëvdata në ShBA.

Pasi u vlerësua nga Kongresisti republikan amerikan, Carlos Gimenez, edhe kolegu i tij nga Teksasi, Keith Self, pati fjalë miradije për Osmanin.

“Ky është një mësim i jashtëzakonshëm në lidership për partnerët tanë evropianë që duhet ta marrin parasysh”, shkroi përfaqësuesi Self në X.

Osmani ndër të tjera tha se ndjehet e bindur se heqja e tarifave do të hapte mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen ekonomike afatgjatë.

“Më shumë se një lëvizje ekonomike, ky është një objektiv i politikës së jashtme, duke riafirmuar përkushtimin tonë të qëndrueshëm ndaj aleancës Kosovë-ShBA, e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe dekada të mbështetjes së palëkundur”, deklaroi Osmani.

Trumpi të mërkurën nënshkroi vendimin për tarifa doganore ndaj shumicës së shteteve në botë.

Ndaj Kosovës vuri tarifë prej 10%. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile