Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Diskutova çdo gjë por nuk mora amin për kërkesat e mia thotë Balje

Duda Balje – Deputete, Kryetare e Unionit Socialdemokrat (SDU) ka treguar përvojën e saj në takim me kreun e ekzekutivit, Albin Kurti, i cili është edhe fituesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Balje deklaroi se nga ky takim i përbashkët me Kurtin nuk mori vota reciproke dhe as miratim apo përgjigje ndaj kërkesave që kishin dy palët.

Balje në emisionin “Debat Plus” u shpreh se ishte një kënaqësi për të takuar, Albin kurti dhe ajo bisedën e quajti “me kualitet të lart” dhe që kanë diskutuar të gjitha temat që kanë dëshiruar.

“ Kënaqësi me taku Kurtin. Ka kaluar kohë e gjatë që nuk jemi takuar. Kemi pasur bisedë me kualitetë të lartë. Kam diskutuar për krejt dhimbjet që I kam pasur, dhe krejt dëshirat dhe mosmarrëveshjet që kemi pasur. Kemi folur për cdo gjë. Kemi diskutuar për  komunat, prezenca e partisë në qeveri. Për momentet e pakënaqësisë. Kemi përfunduar takimin për me mundësi për takim tjetër. Nuk mori vota për krijimin e qeverisë por as unë nuk kam marrë amin për kërkesat e mia”, deklaroi Balje.

 “Asnjë përgjigje nuk kam marrë për asnjë kërkesë”, u shpreh ajo.

Analisti, Dardan Gashi i ka parashtruar një pyetje deputetes, Duda Balje se a ndjehet të rrezikuar nga komuniteti shumicë?

Deputetja Balje me një ton të “ashpër” iu është kundërpërgjigjur se kjo pyetje nuk duhet bërë dhe se nuk duhet të ketë krahasim mes komunitetit boshnjak dhe atij serbë.

“Jo, jo. Pyetje shumë ofenduese, me barazu boshnjakët me serbët. Ligji është i tillë. Nuk jemi fajtor për ligjit si boshnjak. Ligji është aktiv. Mos e barazo dy komunitetet. Po diskutojë për komunën e Boshnjakëve, po diskutojë njëjtë sikur për komunën e Mamushësh. Cka ke kundër me këtë komunë. Jemi autokton, para, në dhe pas luftës. 5 deputetë kanë nënshkruar deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Kemi qenë mbrapa juve, gjithnjë. Skemi kundërshtuar asnjë gjë të juaj.”, deklaroi Balje.

Balje poashtu ceki se ka momente që mendojnë se “Kosova ka borxh ndaj komunitetit boshnjak për përkrahjen që i jep vazhdimisht”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile