Connect with us

Hi, what are you looking for?

Politikë

Ekskluzive| Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Drejtësia do të triumfojë, aktgjykimi përfundimtar do vërtetojë pafajësinë (VIDEO)

Avokatja e Jakup Krasniqit në Hagë, Venkateswari Alagendra ka dhënë përgjigje ekskluzive për Klan Kosova, rreth procesit gjyqësor të klientit të saj.

Ajo thotë se për Krasniqin, rruga e tij drejt drejtësisë ka qenë e gjatë dhe e mbushur me plot sfida, derisa shton se për mbi katër vjet, Mbrojtja ka qenë e palëkundur në përkushtimin e saj për të vërtetën dhe drejtësinë, transmeton Klankosova.tv.

“Për Z. Jakup Krasniqi, rruga drejt drejtësisë ka qenë e gjatë dhe e mbushur me plot sfida. Duhet të theksohet se kanë kaluar gati katër vjet e gjysmë që kur klienti im është arrestuar, përfshirë fazën e procedurës paraprake të gjykimit dhe dy vjet të plota që kur ka nisur gjykimi.  Përgjatë kësaj periudhe, Mbrojtja ka qenë e palëkundur në përkushtimin e saj për të vërtetën dhe drejtësinë. Që nga fillimi i gjykimit, strategjia jonë ligjore ka qenë e bazuar në fakte, ligj dhe integritet.  Gjatë paraqitjes së rastit të Prokurorisë, ne vazhdimisht kemi mbajtur dhe vërtetuar qëndrimet që kemi prezantuar në fjalën hyrëse. Ato qëndrime mbesin të palëkundura”, tha  Alagendra.

Tutje, për Klanin, Alagendra tha se Mbrojtja mbetet e palëkundur në bindjen se drejtësia do të triumfojë dhe aktgjykimi përfundimtar do ta vërtetojë pafajësinë e Krasniqit.

“Duke iu afruar përmbylljes formale të rastit të Prokurorisë gjatë ditëve të ardhshme, edhe ne do të vazhdojmë me hapat tjerë procedural siç parashihet me Rregullore. Ne jemi të përkushtuar për t’u siguruar që këta hapa të përmbushen pa vonesë ashtu që verdikti përfundimtar të merret sa më parë që është e mundur. Ne mbesim të palëkundur në bindjen tonë se drejtësia do të triumfojë dhe aktgjykimi përfundimtar do ta vërtetojë pafajësinë e Z. Krasniqi”, tha ajo. /klankosova.tv

Në videon e mëposhtme ndiqeni raportimin nga Haga të gazetares Rina Mujku:

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile