Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tarifat e Trumpit, kryetari i naftëtarëve paralajmëron ulje të çmimit të naftës edhe në Kosovë

Çmimet e naftës ranë këto ditë mes shqetësimeve se lufta tregtare e nisur nga presidenti Donald Trump do të ngadalësojë ekonominë botërore dhe se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) po e mbifurnizon tregun. E ulja e çmimeve të naftës në nivel global pas vendosjes së tarifave nga Trump, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani do të ndikojë në rënien e çmimit të derivateve të naftës dhe në Kosovë.

Beriani ka thënë se lëvizja e çmimeve të derivateve të naftës, ka filluar që nga sot. Ai tha se se për momentin çmimet e derivateve të naftës janë më të ulëtat në rajon tonë.

“Ulja e çmimit të naftës në nivel global do të ndikojë dhe në uljen e çmimit të derivateve të naftës dhe në Kosovë“, tha Beriani për RTK.

Sipas tij, për gjendjen ekonomike që çfarë kem në Kosovë vcmimi real kishte me qenë 1€, por çmimin e cakton berza dhe organizata prodhuese OPEC.

Ndryshe çmimet në tregun kosovar përafërsisht sillen: Diesel 1.22 cent deri 1.30 cent, Benzinë 1.24 cent deri 1.31 cent.

Ndërkaq çmimet e derivateve në Shqipëri, dieseli 1.89 cent dhe benzina 1.88 cent. Ndërkaq në Serbi dieseli 1.78. cent dhe benzina 1.79 cent.

Kontratat e ardhshme të naftës në ShBA ranë me 7%, në 66.52 dollarë për fuçi, duke bërë që çmimi i naftës krudo të prek ditën e saj më të rëndë që nga korriku i vitit 2022. E nafta e papërpunuar, që është standardi botëror, ra me 6%.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile