Connect with us

Hi, what are you looking for?

Politikë

Berisha godet Kurtin: Këshilli i Sigurisë duhej të thirrej kur “Lista Serbe” e zgjodhi një deputet rom në 2021-ën

Berisha godet Kurtin: Këshilli i Sigurisë duhej të thirrej kur “Lista Serbe” e zgjodhi një deputet rom në 2021-ën

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, në një intervistë në FRONTAL të T7, ka kritikuar partitë politike dhe në veçanti Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me temën e ngritur së fundi për ndikimin e “Listës Serbe” tek deputetët e minoriteteve, e që doli pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë që u drejtua nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan Express.

Berisha ka thënë se as LVV e as partitë e tjera s’kanë bërë asgjë për të trajtuar Listën Serbe si shantazhuese apo ndërhyrëse, kur në zgjedhjet e vitit 2021 me votat e serbëve e kishin zgjedhur një deputet nga komuniteti rom, shkruan Express.

“As LVV e as partitë tjera s’bën asgjë për ta trajtu Listën Serbe si shantazhuese dhe si ndërhyrëse, pasi në zgjedhjet e fundit e ndryshoi përmbajtjen e Kuvendit, sepse e largoi një deputet egjiptian si unë, dhe e pruri një përfaqësues rom inekzistent, dhe vota te serbëve e prun. Atëherë duhej Këshilli i Sigurisë”, ka thënë Berisha në FRONTAL.

Ai ka thënë se e di cili është rreziku nga Lista Serbe dhe se çfarë mendimi kanë ata për Kosovën.

“Me ata njerëz e di çfarë rreziku ka, e di çfarë mendimi kanë për Kosovën”, ka shtuar tutje Berisha.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile