Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Diçka nuk është në rregull”: Pse po dënohet Koalicioni për Familje?

Koalicioni për Familjën, që përbëhet nga AKR-ja e Behgjet Pacollit, Lista për Familjen e Eman Rrahmanit dhe Partia e Drejtësisë së Ferid Aganit, janë duke u dënuar në vazhdimësi për shkak të gjuhës së tyre. Më saktë, ky koalicion po dënohet në lidhje me qëndrimet ndaj martesave të së njëjtit seks, të cilat i kundërshton fuqishëm. Megjithatë, dy juristë kanë dilema për këto dënime të shqiptuara nga PZAP-i.

“Nuk ka martesë burrë me burrë dhe gru me gru” – është fjalia të cilës po ia sheh sherrin Koalicioni për Familje. PZAP-i deri më tani ka dënuar mbi 18 mijë euro Koalicionin për Familjen, duke vlerësuar se gjuha është minuese e demokracisë dhe përçmuese ndaj komunitetit LGBTQI+.

Në këtë rast është marrë për bazë konteksti dhe qëllimi për të cilin është përdorur gjuha ndaj një komuniteti, faktin qe deklaratat janë bërë në miting publik, audiencën, andaj sipas Panelit përdorimi i gjuhës së tillë ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe njëherit shihen si shprehje me ngjyrime përçmues ose nënvlerësuese. Rregullat që rregullojnë fushatën zgjedhore kërkojnë nga subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre të shmangin përdorimin e gjuhës fyese, denigruese dhe urrejtëse, andaj sipas Panelit përdorimi i kësaj gjuhe nga kandidatet për deputet është shkelur etika zgjedhore dhe standardet e sjelljes në fushate zgjedhore. Sjellja e tillë minon procesin demokratik dhe promovimin e zgjedhjeve të lira e të drejta” – thuhej në një vendim të PZAP-it, ku Koalicioni për Familje u dënua me 4.500 euro.

Pikëpyetjet e dënimeve

Megjithatë, dy juristë të njohur kanë pasur pikëpyetjet dhe dilemat e tyre për këto dënime. Arbër Jashari, avokat, ka ngritur një dilemë, duke vlerësuar se Koalicioni për Familjen po flet atë çfarë aktualisht e precizon ligji.

Sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë: martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht në mes të dy personave të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku me qellim të krijimit të familjes.

Në nderkohë nëse një subjekt politik gjatë fushatës, deklaron se janë kundër një formë tjetër të marteses, nga ajo që realisht është e rregulluar me ligjin ekzistues, gjobitet per gjuhë të urrejtjes. Tash diçka qitu nuk është në rregull” – ka shkruar Jashari.

Ndërsa juristi Durim Berisha, që dikur e këshilloi për ligj kryeministrin Albin Kurti, ka shkruar se vendimet e PZAP-it në asnjë rresht nuk e arsyetojnë sesi shprehet urrejtja e Koalicionit për Familjen.

“Ne vendimin e PZAP per denimin e kandidatit nga Koalicioni për Familjen pretendohet se ai ka perdorur fjale qe nxitin dhune apo urrejtje ndaj nje grupi te caktuar, por ne asnje rresht te vetem nuk arsyetojne sesi shprehjet – “ketu kemi te bejme me ideologji…”,…”degjenerim” apo ajo se do te angazhohemi qe t’mos lejojme martesa burre me burre e gru me grua – nxitin dhune apo urrejtje ndaj nje grupi te caktuar.

Sipas kandarit (si duket ta pakalibruar) te PZAP, Prokuroria e Shtetit do duhej me e ndjeke sipas detyres zyrtare edhe ate plakun qe pati thane “ZiBiDi e faqja e zeze… Mosni me axhin se s’bon keshtu”” – ka shkruar juristi Berisha.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile