Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bosch: Procesi ndaj katërshes së UÇK-së, skandal e turp (VIDEO)

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovës, Robert Bosch, është shprehur shumë kritik ndaj Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë.

Në një bisedë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, diplomati holandez tha se i gjithë procesi ka qenë “skandal” dhe “turp”.

“Mendoj se i gjithë procesi ka qenë pak a shumë skandal, një turp, sepse ju e dini se i gjithë procesi nisi kur kam qenë në Prishtinë si ambasador, nisi kur u publikua raporti i (senatorit zviceran, Dick) Martyt dhe gjithkush u befasua tmerrësisht për akuzat rreth trafikimit të organeve. Kjo ka qenë arsyeja mbi të cilën serbët arritën ta shtyjnë komunitetin ndërkombëtar për formimin e Gjykatës Speciale. Dhe nëse ato pretendime do të qëndronin, patjetër që do të ishte e tmerrshme prandaj ndërkombëtarët e mbështetën krijimin e Gjykatës”.

“Pas 2 vjetësh, (ish-kryeprorkurori i Speciale, Clint) Williamson, prokurori që hetoi këto pretendime, erdhi në përfundim se nuk kishte trafikim organesh por ka krime tjera që mund të jenë kryer. Por, sipas meje, nuk kishte kuptim të vazhdohej sepse një Gjykatë e tillë kushtonte shumë dhe do të duhet të krijohej vetëm për diçka të tmerrshme si trafikimi i organeve”, theksoi Bosch në këtë intervistë, raporton Klankosova.tv.

Ai thotë se meqë nuk kishim të bënim me trafikim organesh, do të duhej që çështjet të trajtohen brenda vendit sepse, siç u shpreh, “ju kishit EULEX-in, ndërkombëtarët dhe mund t’i mbanit gjykimet atje”.

Ish-ambasadori holandez tha se në botë ndodhin shumë gjëra të tmerrshme “dhe krijimi i Gjykatave Speciale dhe kaq të kushtueshme, mendoj se është e çuditshme”.

Bosch thotë se meqë tani nuk është më ambasador dhe mund të flasë çfarë të dëshirojë, “mendoj se kjo tashmë është kryer por gjithë këta prokurorë dhe gjyqtarë që duan të kenë punë që paguhet mirë, vetëm po e vazhdojnë, e vazhdojnë dhe vazhdojnë, por mendoj se në një situatë normale, e kjo për faj të politikanëve që e lejojnë këtë të vazhdojë sepse këto janë taksat e evropianëve që vazhdojnë të paguajnë për këtë Gjykatë”.

Sipas tij, nuk duhet pritur që Holanda të dalë kundër gjykatës sepse “me siguri fiton para që lejon që Gjykata të jetë e vendosur këtu, ma merr mendja”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile