Connect with us

Botë

Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Marrëveshja e arritur me Hamasin është një “hap i rëndësishëm” dhe i domosdoshëm për t’i rikthyer pengjet, tha të mërkurën presidenti izraelit, Isaac Herzog, në atë që ishte konfirmimi i parë zyrtar publik izraelit i marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve.

Herzog theksoi gjithashtu se zbatimi i saj do të sjellë sfida të mëdha, shkruan cnn.

“Kjo nuk është një situatë e thjeshtë; është ndër sfidat më të mëdha që kemi njohur ndonjëherë”, tha ai.

Advertisement

Presidenti izraelit premtoi se do të kthente të gjithë pengjet, duke pranuar se Izraeli kishte “dështuar në detyrën e tij” për t’i mbrojtur ata.

Herzog kërkoi që njerëzit të tregojnë ndjeshmëri ndaj familjeve të pengjeve, përfshirë ata që janë “thellësisht të pikëlluar” nga marrëveshja, duke u shqetësuar se të dashurit e tyre nuk do të jenë ndër 33 personat që pritet të kthehen në fazën e parë.

Presidenti izraelit falënderoi kryeministrin, Benjamin Netanyahu dhe ekipin negociator, duke i ofruar mbështetjen e tij. Ai u bëri thirrje qeverisë dhe kabinetit ta miratojnë marrëveshjen kur ajo t’u paraqitet.

Advertisement

Herzog falënderoi gjithashtu ndërmjetësuesit Katarin, Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara, përfshirë presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe ekipin e tij.

Zyra e Netanyahut tha se kryeministri do t’i drejtohet publikut vetëm pasi marrëveshja të jetë “e mbyllur dhe e plotë”.

Ndryshe, marrëveshja duhet të kalojë fillimisht në kabinetin e sigurisë dhe më pas në kabinetin e plotë të qeverisë. Qeveria duhet gjithashtu të lejojë kohë për kundërshtarët e marrëveshjes që të parashtrojnë një peticion në Gjykatën e Lartë.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend