Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kurti mbron Kusari-Lilën për bisedat me terroristin Radojiçiq: U sulmua nga disa buburreca, materialet janë të montuara

tetori në Prishtinë, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, i ka dalë në mbrojtje shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lilës, e cila në disa audio-incizime të publikuara ekskluzivisht nga Gazeta Paparaci, dëgjohej duke biseduar në telefon me kryeterroristin, Milan Radojiçiç.

Në tentim për të lartësuar figurën e saj, Kurti tha se ajo teksa luftonte me kancerin, sulmohej dëshpërimisht çdo ditë “nga disa burra, nga disa burreca, nga disa buburreca”.

E këto burra, në vlerësimin e Kurtit, po sulmonin Kusari – Lilën “me materiale të montuara e të çmontuara e të rimontuara”.

“Këto materiale ua kishin dhënë miqtë nga Lista Serbe”, pohoi ai.

Ishte vetë Kusari – Lila ajo që e kishte pranuar bisedën në telefon me të sanksionuarin e SHBA-ve, Radojiçiç.

Në gushtin e vitit 2023 Kusari – Lila kishte garantuar me jetë se kjo bisedë kishte ndodhur vetëm një herë dhe se biseda ishte zhvilluar në gjuhën shqipe.

“E konfirmoj me jetë, jo me mandat, jo me diçka që është kaluese, pra me afat, e konfirmoj me jetën time, sonte e nënshkruaj dhe them se në rast se kjo nuk është unë po dorëzohem”, thoshte ajo në një intervistë për Debat Plus në RTV Dukagjini.

Rreth 10 muaj më pas përsëri përmes një audio-incizimi të publikuar nga Gazeta Paparaci, ishte konfirmuar qartë se Kusari – Lila kishte gënjyer publikisht.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj një personi, i cili dënohet për veprën penale “Dhunim”. Klan Kosova merr vesh se i dyshuari ndaj...

Lajme

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë ditës së sotme. Statusi i urgjencës do të...

Lajme

Një aeroplan i vogël policie është rrëzuar në det pranë një qyteti të njohur plazhi në Tajlandë, duke lënë të vdekur të gjashtë personat...

Lajme

Tre persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Bajr të Mitrovicës. Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi banimi, transmeton...

Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia dedikoi një postim në Facebook, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili është në paraburgim në Hagë. Rama...

Lajme

I riu nga Malisheva është viktima e 9 që humbi jetën në vendin e punës. E ky është një nga faktorët që po ndikon...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Subscribe for notification