Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, i ka dërguar letër presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, lidhur me dështimin e seancës së djeshme dhe vazhdimin e hapave të mëtejmë.
Në letrën që e ka siguruar Klankosova.tv, Dehari ka kërkuar sugjerime për opsionet e mundshme përpara.
“Lidhur me pikën e parë, për njoftimin tuaj, Raporti i Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, u votua me shumicë të votave në Komision, mirëpo si asnjëherë më parë, ky Raport, nuk e mori mbështetjen e shumicës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, mandatet nuk u verifikuan dhe betimi i deputetëve nuk procedoi. Në pamundësi të votimit të raportit për verifikimin e mandateve, në cilësinë e Kryesuesit e kam ndërprerë seancën konstituive. Në këto rrethana, të një situate të paprecedentë, unë ju drejtohem juve si Presidente e Republikës për sugjerime për opsionet e mundshme përpara”, ka shkruar ai në letër njofton Klankosova.tv
Më herët, Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë, tha për Klankosova.tv se letra po analizohet nga ekipi ligjor i shefes së shtetit.
