Protestat në Serbi po zgjasin tash e disa muaj, duke reflektuar pakënaqësitë e thella të qytetarëve ndaj qeverisjes së Alleksandar Vuçiqit.
Por përballë këtyre protestave, nuk kanë munguar as grupet mbështetëse të presidentit serb.
Gazetari Besnik Tahiri ka treguar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, për pjesëmarrjen në këto grupe, mbi përbërjen dhe mënyrën e organizimit të tyre.
“Në atë grup që e mbrojnë Vuçiqin kanë qenë edhe serbë nga Kosova, edhe njerëz me të kaluar kriminale. Me Radoiçiqin. Edhe forma sesi janë dukur ata dhe qysh janë veshur, çfarë kapela kanë përdorur ata, vërehet se kanë qenë të organizuar”, tha Tahiri.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:
