Connect with us

Lajme

LDK gjobitet me 20 mijë euro, kandidatja për deputete e krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitler

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të bërë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje ishte se kandidatja nga LDK-ja, Xhenet Syka ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitler.

Për këtë rast, PZAP ka pranuar ankesën e VV-së sid he ka gjobitur LDK-në me 20 mijë euro,

Në lidhje me këtë ankesë, LDK ka afat prej 15 ditësh që të paguaj gjobën.

Advertisement

Në ankesë Vetëvendosje ka bashkëngjitur edhe linkun e videos për të cilën edhe u ankua.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e gjobitur në këtë rast, ka kundërshtuar ankesën duke thënë se videoja është e përpunuar dhe se fillimisht është publikuar nga dikush tjetër.

PZAP në vendim thotë se kjo fotografi më vonë është fshirë nga faqja e kandidates Xhenet Syka.

Advertisement

“Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nxitur urrejtje ndaj subjektit politik LVV, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ka publikuar, përkatësisht shpërndarjen në faqen e saj të rrjetit social video ku në këtë video, është bërë krahasimi i personaliteti i kryetarit të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje me figurën e Adolf Hitlerit” – thuhet mes tjerash në vendimin e PZAP-së

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend