Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

PDK me akuza të forta për VV-në në Shtime: “Ky është nepotizëm…” (VIDEO)

Punësimi i kushërinjve dhe nipërve të kryetarit të Komunës së Shtimes, familjarëve të drejtorëve komunalë, kryesuesit e anëtarëve të Kuvendit, nuk janë rastet e para të nepotizmit në komunën e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Opozita në këtë komunë e akuzon Qemajl Aliun se përveç që lejoi e favorizoi punësimet më të njohshëm, ai ishte edhe nismëtar i tyre.

Kryetari i degës së PDK-së në Shtime, Rraman Jakupi, tha për Kiksin se sinjalizues të nepotizmit u bënë vetë qytetarët e kësaj komune të cilët aplikuan në këto konkurse dhe pohuan se nuk u pranuan, pasi vendin e tyre e zunë nga familjarët e zyrtarëve komunalë.

Madje, këto padrejtësi në konkurse ai thotë se i konstatoi edhe Inspektorati i Punës dhe për to, Komuna mori edhe dënime.

E nepotizmi sipas opozitës, nuk ka qenë problemi i vetëm në këtë komunë.

Sipas tij, që nga marrja e pushtetit lokal në 6 mujorin e dytë të 2021-ës, qeverisja e Shtimes nuk ka pasë stabilitet politik.

E PDK-ja nuk është partia e vetme që hedh akuza për keqqeverisje të Vetëvendosjes në Shtime.

Në një mendje me të është edhe Lëvizja për Bashkim, parti e cila e përkrahu Aliun në fushatën e 2021-ës. Asamblisti i këtij subjekti politik, Rexhep Gashi, tha për Kiks Kosovën se janë zhgënjyer sepse VV-ja nuk mbajti asnjë nga premtimet e fushatës.

Sipas Gashit, ndodhi e kundërta e asaj që u premtua në fushatë dhe qytetarët ndonëse po përballen vetë me këto padrejtësi, hezitojnë të flasin publikisht.

Prandaj, ai thotë se është obligimi i asamblistëve që të jenë zëri i tyre. 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj një personi, i cili dënohet për veprën penale “Dhunim”. Klan Kosova merr vesh se i dyshuari ndaj...

Lajme

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë ditës së sotme. Statusi i urgjencës do të...

Lajme

Një aeroplan i vogël policie është rrëzuar në det pranë një qyteti të njohur plazhi në Tajlandë, duke lënë të vdekur të gjashtë personat...

Lajme

Dillan Barbatovci, është kosovari i parë që është bërë pjesë e Marinës Spanjolle. Tash e katër muaj, Berbatovci është duke u përfaqësuar në këtë...

Lajme

Tre persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Bajr të Mitrovicës. Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi banimi, transmeton...

Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia dedikoi një postim në Facebook, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili është në paraburgim në Hagë. Rama...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile
Subscribe for notification