Connect with us

Lajme

Walker: Do të isha krenar të varrosesha në Reçak

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, ka shprehur dëshirën për t’u varrosur në Reçak.

Këtë e deklaroi vetë ai gjatë vizitës në këtë fshat në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, teksa ka njoftuar se dje është pyetur nga presidentja Vjosa Osmani e edhe para një jave nga kryeministri Albin Kurti nëse do të donte të bëhej shtetas i Kosovës.

Për lidhjen që ka me Kosovën e veçanërisht me Reçakun, Walker tha se pranon shtetësinë kosovare, si edhe pas vdekjes do të donte që të prehej në këtë vend.

Advertisement

“Siç mund ta imagjinoni, përgjigja ime në atë pyetje do të ishte; Po, sigurisht. Kam një ndjenjë që herën tjetër që do të më shihni në Reçak, mund të jem në një kuti dhe do të isha krenar që të varrosesha në fshatin Reçak”, ka thënë Walker në fjalimin e mbajtur në ceremoninë përkujtimore të kësaj masakre.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend