Katër persona janë lënduar në Stupë të Klinës, pasi treni e ka goditur një veturë sot rreth orës 12:35.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova, e ka konfirmuar këtë rast.
“Sot rreth orës 12:35, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka në fshatin Stupë-Klinë mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lendime trupore”, ka pohuar Rugova.
Poashtu, edhe të dielën e kaluar ka ndodhur një aksident mes një trenit dhe një veture në fshatin Jagodë të Klinës, pothuajse në të njëjtën orë me aksidentin e sotëm, aksidenti në Jagodë kishte ndodhur në ora 12:25.
Aty një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar.
Kompania Trainkos, kishte reaguar pas aksidentit me fatalitet që ndodhi në Jagodë të Klinës, kjo kompani bëri të ditur se sipas raportit fillestar aksidenti kishte ndodhur për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit nga drejtuesi i veturës.
