Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Buleshkaj: Numri i zyrtarëve publikë që nuk e deklaruan pasurinë më i madh se vitin e kaluar

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka deklaruar se nga rreth 10 mijë e 700 zyrtarë publikë të obliguar të deklarojnë pasurinë, 141 prej tyre nuk e kanë përmbushur këtë detyrim brenda afatit ligjor, numër ky në rritje krahasim me vitin e kaluar.

Buleshkaj ka theksuar se AKP-ja tashmë është në proces të shqyrtimit të gjobave për këta zyrtarë publikë. Ai beson se brenda javës së ardhshme do të publikohet edhe lista e gjithë këtyre zyrtarëve, të cilët nuk e kanë respektuar ligjin përkatës.

Buleshkaj ka thënë për KosovaPressin se fillimisht lista përmbante rreth 300 emra, por pas pastrimit të saj janë evidentuar 141 raste të mospërmbushjes së obligimit.

“Kemi rreth 10 mijë e 700 zyrtarë publikë që kanë qenë të obliguar për të kryer obligimin. Nga ta vetëm 141 nuk e kanë kryer brenda afatit. Fillimisht kemi pas një listë prej rreth 300-ve, kur është pastruar lista, jemi ardhur tek lista prej 141 zyrtarë. Tashmë kemi dërguar kërkesat tek institucionet për pagat e tyre dhe jemi në proces të shqyrtimit të gjobave për këta zyrtarë publikë. Besoj se brenda javës së ardhshme, do të publikojmë edhe listën gjithë këtyre zyrtarëve të cilët nuk e kanë respektuar ligjin, sepse e kemi obligim ligjor që publiku të dijë se kush janë këta zyrtarë që nuk e kanë kryer obligimin. Ky publikim, por edhe shqiptimi i gjobave nuk e ndalon procesin e kallëzimit penal në qoftë se këta zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë pas afatit shtesë… Për secilin nga ata të cilët nuk e kryen obligimin brenda afatit, përveç ata që kanë ndonjë rrethanë e cila i pamundëson objektivisht mos kryerjen e kësaj detyre, mund të jetë një sëmundje, apo arsyeje tjetër që e pengon, gjitha këto tjerat do të dërgohen në formë të kallëzimeve penale”, ka thënë ai.

Duke bërë krahasime me vitin paraprak, Buleshkaj ka theksuar se ka një rritje të numrit të zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë me kohë, krahasuar me vitin e kaluar.

“Kemi menduar që rritja e vetëdijes po shkon në mënyrë graduale nga viti në vit.
Përderisa vitin e kaluar kemi pasur vetëm 96 zyrtarë publikë që nuk e kanë kryer obligimin në kohë, këtë vit i kemi 141, d.m.th ka rritje. Edhe pse në përqindje gati dallimi është shumë i vogël, sepse është nën 1 për qind e totalit, prapë se prapë ka një numër më të madh të zyrtarëve që nuk kanë kryer obligimin me kohë”, shprehet Buleshkaj.

Sipas Buleshkajt, procesi i deklarimit është shumë i thjeshtë dhe mund të përfundohet për disa minuta. Megjithatë, disa zyrtarë kanë zgjedhur të mos e bëjnë këtë brenda afatit ligjor.

Ndërsa, ka thënë se gjoba është 30 për qind e pagës mujore të këtyre zyrtarëve, por varion nga paga e tyre, nuk është për të gjithë njëjtë.

“Më e keqja, gjithë këta janë zyrtarë që kanë qenë të obliguar të kryejnë këtë obligim për të dytën herë, që procesi i deklarimit është jashtëzakonisht i lehtë, çështje e minutave, por disa nga ta kanë zgjedhur të mos e kryejnë në afat. Shumë nga ky numër prej 141 tashmë e kanë kryer obligimin, por kjo nuk na ndalon neve të shqiptojmë gjobën për vonesën…Gjoba është 30 për qind e pagës mujore të këtyre zyrtarëve, vajon nga paga e tyre, nuk është për të gjithë njëjtë”, nënvizon Buleshkaj.

Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik ka filluar me 1 mars dhe ka përfunduar më 1 prill 2025.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile