Opinionisti Labinot Balaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se nëse Vetëvendosja nuk i ka numrat, sipas tij, opozita nuk e ka vullnetin.
Duke folur për opozitën, Balaj gjithashtu tha se duket se është brenda skenarit të Vetëvendosjes, përcjell Klankosova.tv.
“Nëse Vetëvendosja nuk i ka numrat, opozita nuk e ka vullnetin me gjasë, vullnetin, gatishmërinë dhe më duket se është brenda skenarit të Vetëvendosjes”.
“Nuk e di me vetëdije apo aksidentalisht apo kanë ndonjë aspiratë opozita në këtë logjikë, por këtë kur e them, nuk dua ta akuzojë, as nuk është spekulim, as hamendësim, por po e mbështes në deduksion logjik”, u shpreh tutje Balaj.
