Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Gashi: Për vrasjen e rreshterit Lika duhet të japë llogari struktura e Policisë

Gazetari Kreshnik Gashi ka adresuar kritika ndaj strukturave udhëheqëse të Policisë së Kosovës, pas vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, duke thënë se dështimi për ta parandaluar këtë krim nuk qëndron vetëm te dorasi, por në mënyrë thelbësore te mosfunksionimi i sistemit shtetëror dhe policor.

Gashi ka thënë se autori i dyshuar ka qenë i dënuar më herët për një vepër penale dhe ka pasur urdhër arresti, i cili nuk është zbatuar nga policia.

Gashi thekson se llogaridhënia duhet të nisë brenda vetë Policisë, për shkak të këtij dështimi institucional.

“Elementi i parë dhe huqja masive është kërkese e përgjegjësisë tek dorasit. Pa e analizuar rolin e shtetit dhe dështimin e policisë për ta trajtuar dhe me mbrojt komunitetin tonë prej njerëzve të rrezikshëm. Këtë rast duhet me nis prej elementit të parë; ne e kemi një rreshter të vrarë, prej një personi që ka qenë i dënuar për një vepër penale, dhe që duhej të ishte në burg nëse e kishim pas një polici efikase.

Dështimi i i parë është të strukturat komanduese të Policisë, që ka dështuar me arrestu dorasin, para se ai me kry vepre dhe para se ai të shndërrohet në kriminel ose vrasës. Llogaria e parë për vrasjen e policit duhet të kërkohet brenda strukurës të Policisë. Dhe llogaridhënie duhet më ndodhë aty. Kush kanë qenë personat përgjegjës për ta zbatuar atë urdhër arrest, kush kanë qenë personat me zbulu ku ndodhet ky person… kemi të bëjmë me një dështim strukturor të Policisë për t’i dërguar kriminelët në burg para se ata të shndërrohen në vrarës të policëve”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile