Connect with us

Lajme

Kurti sulmon gazetarët edhe gjatë fushatës, i quan “rrenca” në ditën kur një i moshuar i tha “Nuk ban me premtu shumë e mos me ba kurgja”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon t’i sulmojë mediat dhe gazetarët edhe në fushatë. Tentimet e tij për të ulur besimin e qytetarëve karshi mediave është duke e bërë edhe gjatë takimeve të drejtpërdrejta me qytetarë, 

Në një takim në Istog, Kurti i ka quajtur gënjeshtarë ata që punojnë nëpër portale e që paraqiten nëpër studio televizive.

Duke iu referuar me termin ‘rrenca’, ai ka hedhur akuza të rënda drejt mediave.

Advertisement

“Nëse dikush rren niherë, unë gati jam për me e falë, veç nëse ma përsëritë rrënën është rrenc. Përsëritja e rrenës të bën rrenc.”, dëgjohet duke thënë Kurti.

Këtë fjalim Kurti e bëri në ditën kur një i moshuar i foli atij për mos mbajtjen e premtimeve. Video e tij u bë shumë shpejt virale dhe u komentua për shkak të fjalëve që i moshurai ia drejtoi Kurtit:

“Nuk ban me premtu shumë e mos me ba kurgja”, i moshuari ia thotë në sy Kurtit

Advertisement

Më poshtë pjesë nga fjala e tij:

Sa i përket çka dëgjoni, e di që nuk e keni kollaj. Kurrë ma vështirë me i ngu lajmet në Kosovë nuk ka qenë. A e dini pse? Jo për shkak se ka lajme të rrejshme, por për shkak se nuk janë lajme hiç. Plot prej tyre janë opinione, të ambalazhuara si lajme.

Ktyneherë kur kemi ngu lajme, kanë qenë të vërteta, faktike për ngjarje të caktuara. Ndërkaq opinionet ke mujtë me u pajtu, ke mujtë mos me u pajtu me to. Po tash janë përzi këto dy gjëra, kjo po shkakton shumë konfuzion te populli jonë. Ju e dini shumë mirë, me bo me ni tri herë të njëjtën rrenë, ti thu: nashta nuk o bash qashtu, po diçka ka. Epo s’ka kurrgjë. Pra, këta e kanë gjetë formulën me përsëritë rrenën që me shkaktu dyshimin.

Advertisement

Këtyne ju mjafton që ju me dyshu, në Qeverinë e Kosovës ose në Lëvizjen Vetëvendosje. Pra, dyshimi shkaktohet nëpërmjet përsëritjes së rrenës. Epo të ju them të drejtën, nëse dikush rren niherë, unë gati jam për me e falë, vec nëse ma përsëritë rrënën është rrenc. Përsëritja e rrenës të bën rrenc.Me rrejtë ni herë jo domosdoshmërisht je rrenc, se mundesh me qenë i keqinformumë, por me përsëritë rrenën. Kështu që kurrë ma shumë rrenca se tash nëpër portale e nëpër studio televizive s’ka pasë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend