Në orët e paradites në vendin tonë kanë ndodhur dy aksidente me fatalitet.
Aksidenti i pari ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit në në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelezi i Jerlive, ku humbi jetën një 37-vjeçar, me inicialet F.I.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për Klankosova.tv shtoi se se vdekjen e viktimës e ka konstatuar një ekip i mjekëve nga Qendra Emergjente e Ferizajt që ishin në vendngjarje dhe shtuan se viktima ishte shoferi i automjetit.
“Nga hetimet e para dyshohet se shoferi i veturës, derisa ishte duke qarkulluar nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës, me të arritur në fshatin Prelez i Jerlive, e humb kontrollin mbi drejtimin e veturës dhe kalon në anën e majtë të rrugës, duke goditur fillimisht ulësen në pikëstacionin e busëve dhe ndalet në rrethojat e një autosalloni”, thuhet në konfirmim.
Ndërkaq, një tjetër person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 12:45, mes një kamioni dhe dy veturave në Grackë të Vogël të Lipjanit
Në këtë aksident ka mbetur i lënduar edhe një person, i cili është dërguar në QKUK për trajtim, gjë të cilën për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan”, thuhej tutje në konfirmimin e Borovcit.
