Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një interviste të fundit, ku ka lënë të kuptohet se mund të organizojë një dasëm për 15-vjetorin e martesës së saj, shkruan Gazeta Momenti.
“Ndoshta në 15 vjetorin e martesës e bëjmë një dasëm”, ka thënë Osmani në T7, duke shtuar se kjo mund të jetë një mundësi për të festuar më shumë me familjen dhe miqtë.
Deklarata e Presidentes ka nxitur reagime të shumta, ndërsa shumë kanë vënë re se kjo do të ishte një mundësi e shkëlqyer për të shfaqur një moment më të afërt dhe personal të jetës së saj, larg angazhimeve zyrtare. Vjosa Osmani është martuar me partnerin e saj, Prindon, në vitin 2010 dhe ata kanë dy fëmijë
