Connect with us

Hi, what are you looking for?

Zgjedhjet

“Albinit ju paskan lodhë mashqit, shumë dobët tubimi në Gjakovë”

Në një prani që maksimumin e dukshëm mund të kapte deri në treqind pjesëmarrës, Vetëvendosja në Gjakovë e gjeti vetëm para jo shumë veshëve për t’u dëgjuar.

E quajtur si “nga zotimet tek (korrigjim: te) progresi”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para aq audience sa kishte, foli se si me të ardhë në qeverisje vendin e ka gjetur “në gjendje të rëndë”.

Por, u tha ai të pranishmëve, “kthehemi sot një javë” për të nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sot një javë ne kthehemi këtu, andaj nuk mund të na lironi kollaj. Fushata e nisim pikërisht prej juve e me juve, për krjet Kosovën. Kjo ka qenë, një përmbledhje e të arriturave dhe punëve të kryera. Herën e ardhshme vimë me zotimet e premtimet, planet për projektet për 4 vjeçarin e ardhshëm”, tha Kurti.

Çfarë përmbledhje bëri?

Foli për shtesat për lehona dhe si kjo ka sjellë “për herë të parë në jetën e tyre” të hapin xhirollogari bankare…

Ndërkaq për vendin foli se si ishte, sipas tij, para një rënie dhe se me të ardhë ai vet në qeverisje, ia ka ndërruar trajektoren.

E gjetëm vendin në një situatë të rëndë. Së pari nuk kishte as vaksina as kontrata për vaksina, së dyti ekonomia ishte tkurrur, papunësia ishte rritur, dhe kishim nivele të ulëta të prodhimit e të larta të korrupsionit. Imazhi i shtetit ishte ai qytetarëve që migrojnë e i pushtetarëve që pasurohen”, tha ai.

Janë panumër akterë, faktorë, mekanizma, institucione që na kanë sjellur në pikën ku ndjehemi krenar që rritja ekonomike mesatare ishte 6% e BPV nga 2021 deri tash”, tha Albin Kurti.

Para asaj audience maksimalisht treqind personëshe kishte edhe qeveritarë të vet: si Ejup Maqedoncin dhe Hekuran Muratin.

Maqedonci, tash kandidat për deputetë të Vetëvendosjes, provoi t’u tregonte gjakovarëve se çka ka ngjarë “për herë të parë” në qytetin e tyre si pasojë e politikave të qeverisjes.

“Për herë të parë”, tha Maqedonci, dronët Bayraktar “u ngritën mbi qiellën e Gjakovës”.

Dyfishimi i numrit të ushtarëve, katërfishimi i trajnimeve i ushtarakëve jashtë vendit, shumëfishimi i blerjeve të armatimit, dhe zgjerimi i infrastrukturës luftarake në zona të reja, ka ndikur dhe po ndikon në fuqizimin e ushtrisë tonë”, tha ai.

Këtu Maqedonci bëri përdredhimin e zakonshëm të pushtetit, duke krahasuar blerjet ushtarake në vitet 2018 dhe 2020 – ndonëse FSK ishte bërë ushtri vetëm 2018 dhe gjer atëherë s’kishte leje të blente armatime, por vetëm pasi bëhet ushtri.

Gjatë qeverisjes prej vitit 2018-2020 janë investuar vetëm 4 milionë euro në blerjet ushtarake, pra investimet në sisteme të armatimit, por vetëm gjatë mandatit tonë qeverisës janë inestuar 319 milionë euro armatim”, tha Maqedonci.

Albin Kurti në një përmbledhje të këtij tubimi lajmëroi se në Gjakovë do të kthehen për të nisur zyrtarisht fushatën.

“E nisëm me qytetin historik, qendrën politike e kulturore që ka dhënë kaq shumë për çlirimin e pavarësinë, zhvillimin ekonomik dhe shtetndërtimin demokratik”, tha ai.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile